Lum denoncimesh, jonxha e Kosovës fut në sherr “të përmbyturit” në Fier (foto/video)

0

 

Në shumë zona të përmbytura nga reshjet e fillim dhjetorit po ndahen ndihma në ushqime për njerëz dhe bagëti. Po në rastin e këtyre të fundit raportohen nga fermerë të ndryshë†m parregullsi dhe njëanësi në ndarjen e tyre. Kryesisht probleme janë shfaqur në ndarjen e ushimit për bagëtitë pasi këto kanë qënë dhe kërkesat më të domosdoshme nga banorët. Nidihmat në ushqime për bagëtitë kanë ardhur kryesisht nga Kosova. Në Levan fermerët  akuzojnë Xhelo Hoxhën, kryeadministratorin e Levanit  dhe thonë se ai ua jep ndihmat  të “fortëve” të Levanit. Abuzimet  bëhen për ndihmat e ardhura nga Kosova kryesisht bazë ushqimore për blegtorinë, e cila ndodhet ne “karantinë” për shkak të përmbytjes. Janë shumë banorë që shprehin pakënaqësinë ndaj këtij administratori, i cili rezulton i dënuar me burg. Realisht Hoxha ka qënë në këtë njësi kryetar komune, tashmë administrator i emëruar nga kreu i ri i bashkisë Armando Subashi pas zgjedhjeve të qershorit. Ai është dënuar me burg për parregullsi në dhënien e tokave dhe në hapsirën territoriale të ish komunës. Dënimi është në proces në shkallë të tjera gjyqësore pas ankimimit të paleve.Më herët për këtë fakt bëri një denoncim dhe ish dhe ish kryeministri Berisha i cili ishte sinjalizuar nga qytetari dixhital(Lajme shqip)

f

Shikoni se si plaçkisin ndihmat e Ferrasit te permbytur bandat e PS. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb"pershendetje dr Te fortet e levanit te PS Shiten ndimat e fshatit Ferras ju lutem bejeni publike!"

Posted by Sali Berisha on Friday, December 15, 2017

 

Edhe nga Povelca raportohen parregullsi në ndarjen e ndihmave. Sërish qytetari dixhital i shkroi ish kryeministrit Berisha se bandat e PS po grabisin ndihmat. Ja statusi i publikuar prej tyre

“Jemi nje nga familjet me te dobet nga ekonomia mirepo prej shume vitesh jemi te persekutuar nga grupet ordinere qe perfaqesojne politiken ketu ne zonen tone qe nga kryesori administratori I komunes dermenas Dilaver Shyti dhe militantet e partise socialiste dhe keshilli I pleqesise se fshatit Povelce ish spiunet e sigurimit te asaj kohe te pa meshire qe kerkojne te na pine gjakun vetem per bindje politike arsyeja karakteri jone I forte qe nuk n.a. perulin dot .ne 2015 familja jone eshte permbytur masivisht hektare te mbjella per blektorine si dhe dylym me pemtari dem shume I madh qe pesuam dhe nuk u shperblyem kurre e njejta gje po veprohet dhe sot ne 2017 ku prej ditesh me tonelata te ardhura ndihmash ktu ne fshatin tone per blektori tone te tera me miser , grure , koncetrat dhe bar te njejtet persona e menaxhojne situaten serish dhe vetem militantet e partise socialiste po I zoterojne keto te ardhuara ku prej 15 ditesh stani dhe kopeja e bagetive tona jane te izoluara nga te kater anet me uje dhe per urrejtje qe ata Kane ndaj nesh ata n.a. kane dhene dy thase hime dhe kater me miser dhe n.a. kane ironizuar . Jemi ne nje problem shume serioz te madh te lutem me respektin me te madh qe kemi per ju , se jemi te braktisur.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here