“Lufta”për kosin që po përçan Greqinë dhe Çekinë

0

 

Emërtimi “kos grek” nuk mund të përdoret për kosin e prodhuar  jashtë Greqisë, tha një zëdhënës i Komisionit Europian për EURACTIV.com mes tensioneve në rritje midis Athinës dhe Pragës në lidhje me këtë çështje. “Komisioni është në kontakt me autoritetet çeke për këtë çështje dhe shprehu qëndrimin e saj në letër zyrtare që iu transmetua autoriteteve çeke”, tha zyrtari i BE.

Ministri grek i Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit Evangelos Apostolou i dërgoi një letër Komisionerëve të BE-së për bujqësinë dhe sigurinë e ushqimit, Phil Hogan dhe Vytenis Andriukaitis, duke shprehur mosmarrëveshjen e tij me një projekt-dekret të Republikës Çeke të vitit 2015, që përcakton kërkesat për qumësht dhe produkte qumështi, akullore dhe yndyrna ushqimore.

Për Athinën emrat kosi “grek” është në kundërshtim me rregulloren e BE  për ofrimin e informacionit ushqimor për konsumatorët, ç’ka do të thotë se ata nuk duhet të mashtrohen.

Po si lindi konflikti për kosin. Një p/ligj i qeverisë çeke për përdorimin e etiketimit të “kosit grek” në një projekt-ligj të Republikës Çeke zemëroi qeverinë greke të drejtuar nga Syriza, e cila i ka kërkuar Komisionit të ndërhyjë.

Më 7 prill 2015, Republika Çeke njoftoi Komisionin Evropian për një projekt-dekret, i cili përcaktonte kërkesat për qumësht dhe produkte qumështi, akullore dhe yndyrna dhe vajra ushqimor .

Një zëdhënës i Komisionit Europian tha për euractiv.com se etiketimi i “jogurtit grek” ishte një pikë specifike e këtij dekreti të madh dhe të përgjithshëm të draftit çek.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here