Liqeni i Ohrit në Unesco, takim mes dy vendeve

0
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Nis në Pogradec këtë të enjte takimi i  gjashtë ndërkufitar i  projektit që synon futjen në Listën e Pasurisë Botërore pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit.

Rreth 20 përfaqësues do të marrin pjesë në takimin e platformës ndërkufitare, përfshi zyrtarë nga ministritë e mjedisit dhe kulturës së dy vendeve Shqipërisë dhe Maqedonisë, Komisionet kombëtare të UNESCO, si dhe përfaqësues të bashkive në rajon. Takimet e platformës ndërkufitare kanë qellim të lehtësojnë dhe përmirësojnë bashkëpunimin dypalësh mes  përfaqësuesve   të administratave qendrore   dhe   lokale të  Maqedonisë dhe Shqipërisë, sektorit të turizmit dhe atyre që janë përgjegjës për zhvillimin rural dhe urban,kulturën, mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e burimeve dhe mjedisit. Dy të tretat e Liqenit të Ohrit, që ndodhet në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, është futur në Listën e Pasurisë Botërore që në 1979. Hyrja e pjesës tjetër të liqenit, 1 e treta e tij që ndodhet në pjesën Shqiptare, do të rriste dhe forconte dhe më shumë mbrojtjen dhe integritetin e kësaj pasurie, sic u rekomandua dhe nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 2009. Projekti mbështet përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për të përgatitur dosjen e nominimit për zgjerimin e pasurisë botërore. Takimi i  parë për këtë qëllim u zhvillua në 17 shkurt të këtij viti…(bionews.al)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here