Lançohet projekti E-business pages. Në një faqe interneti, profilet e 1200 kompanive të rajonit

0

 

Zhvillimi i rajonit si një treg i përbashkët nuk mund të vijë me kompani lokale, pak konkurruese, ndërkohë që Bashkimi Europian prej vitesh po bën përpjekje për nxitje të shkëmbimeve tregtare në këtë rajon. Së fundi, përmes projektit “Balkan Med E-business pages”, po sunohet të ngrihet një platformë dixhitale, ku do të listohen profilet e më shumë se 1200 kompanive nga pesë vende. Për Shqiperinë, puna po kryhet  nga Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërise. Drejtues të saj në një konferencë shtypi theksuan se qëllimi i këtij projekti është rritja e konkurrueshmerise së kompanive në rajonin e Ballkanit dhe në Mesdhe.

Alida Kondi, drejtore e Qendrës për Promovimin e Konkurrueshmerisë, thekson se krahas kësaj, “platforma do të mundësojë ekspozimin e këtyre kompanive partnere nga pesë vendet ndaj njëra tjetrës, me qëllim inkurajimin dhe nxitjen e bashkëpunimeve të biznesit, rritjes së ekportit dhe investimeve midis vendeve respektive”.

Pjesë e Platformës sipas saj, do të jetë edhe përfshirja e profileve të të gjitha shoqatave, organizatave të biznesit, organizatave klaster. Projekti, i cili synon zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme, parashikon njëkohësisht edhe informimin e kompanive dhe realizimin e një analize të industrive eksportuese në pesë vendet respektive, realizimin e nje udhëzuesi me praktikat më të mira të klasterave ekzistues, shembuj të praktikës së mirë nga kompani të ndryshme për transferimin e teknologjisë, guidë elektronike për zhvillimin e klasterave dhe guidë elektronike për transferimin e teknologjisë. (Bjolanda Cuku)

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here