Lançohet ideja e bujqësisë vertikale

0

IKEA po sjell idenë e bujqësisë vertikale në zemër të Londrës për  të treguar vizionin e saj për të ardhmen e bujqësisë. Ideja e fermës vertikale do prezantohet gjatë festivalit të Dizajnit në Londër. Hulumtuesit dëshirojnë t’i tregojnë publikut se ushqimi i freskët mund të rritet dhe në shtëpi duke përdorur sistemin e bujqësisë hidroponike.Hidroponia ka në thelb bujqësine vertikale që lejon kulturat të rriten pa tokë, por mbi një bazament që ushqehet me ujë që përmban të gjithë elementët vitalë. Këto objekte përdorin kontrollin artificial të dritës, kontrollin e mjedisit, të tilla si lagështia, temperatura dhe gazrat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here