Kuvendi e shtyu, fermerët edhe 6 muaj pa tituj pronësie

0

Shtyhet me 6 muaj, afati për pajisjen me titull pronësie të fermerëve që kanë në përdorim toka bujqësore të ndara me ligjin 7501.

Ministri  i Bujqësisë e Zhvillimit Rural,  Niko Peleshi duke marrë fjalën sot në Kuvend, për projektligjin që parashikon shtyrjen e afateve të titujve të pronësisë, tha se, ky projektligj nuk prek ligjin 7501 për tokën bujqësore, por i jep mundësi fermerëve që kanë marrë çertifikatë pronësie, të regjistrojnë pronën e tyre në Agjencinë Kombëtare të Titujve të Pronësisë.

Peleshi shpjegoi se, ky afat ka lidhje me fermerët të cilët kanë fituar tokën e ish- kooperativave bujqësore por nuk kanë marrë titujt e pronësisë.

Sipas tij, rezulton se janë paraqitur 2 500 kërkesa nga familjet bujqësore për marrjen e titujve të pronësisë.  Ndërsa janë aktualisht 320 aplikime që e kanë tokën në përdorim por nuk kanë marrë tapitë.

Për një pjesë të tyre, bashkitë kanë përfunduar plotësimin e titujve të pronësisë dhe familjet bujqësore janë pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi (AMTP) dhe po vijojnë me regjistrimin e akteve, ndërsa vonesa të mëdha konstatohen në zonën veriore të vendit.

Në këtë kontekst, tha kreu i Bujqësisë, për t’ju ardhur  në ndihmë familjeve bujqësore, që të formalizojnë pronën e tyre dhe t’a disponojnë atë ligjërisht, kërkojmë shtyrjen e afatit përfundimtar të këtij procesi deri më 31 korrik 2018 nga 31 dhjetor 2017 që parashikonte ligji.

Pas këtij afati, u shpreh ministri çdo rast që haste me problemin e titujve të pronësisë duhet ti drejtohet organeve gjyqësore.

Procesi i vlerësimit të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore kryhet prej komisioneve vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektëve të ҫdo qarku dhe mbikëqyret nga Komisioni Qeveritar i Tokës.

Ministri tha se, shtyrja e afatit të plotësimit të titujve të pronësisë bën të nevojshme edhe shtyrjen e afatit të verifikimit të këtyre titujve të lëshuar nga bashkitë.

Kjo zgjatje afati do të shërbejë edhe për të trajtuar kërkesat e papërfunduara, me vendim administrativ, për të ndjekur volumin e madh të procedurës gjyqësore, për kërkesat e paraqitura në  (ATA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here