Kush janë 100 fshatrat që do pësojnë ndërhyrje totale, perfshihet dhe Lazarati..

0

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra të cilat do të jenë pjesë e një program 4 vjeçar.

Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike nga Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica. Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që në lajme I kemi dëgjuar për gjithçka përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi. Mëposhtë lista me 100 fshatrat ku do shtrihen investimet dhe mbështetja në programin 4 vjeçar.

Lista me 100 fshatrat

Shkodër , Malësi e Madhe
Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj

Kukës, Tropojë
Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec

Lezhë
Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj, Kukël,

Dibër , Bulqizë
Radomirë, Bushkash, Rabdisht, Zerqan, Guri i Bershë,

Durrës, Krujë
Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj, Shënvlash, Gjepalaj

Tiranë, Kavajë
Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas, Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë, German, Karpen, Vilë Bashtovë

Elbasan, Librazhd
Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej, Shushiucë, Gjinar, Shënavlash, Sotirë, Shtremen, Pajovë, Seferan

Lushnjë, Fier
Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë, Luar, Siceqë, Hekal, Çakran

Berat, Skrapar, Kuçovë
Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë

Vlorë, Sarandë
Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Rusan, Çukë, Mesopotam, Mursi

Gjirokastër
Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë

Korçë, Pogradec
Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë, Zaroshkë, Voskopojë, Boboshticë, Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë, Borovë,

Çfarë është Programi i Integruar për Zhvillimin Rural

Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, përcaktuar në shtojcën B të kësaj strategjie, sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend. Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.

“Programi i Integruar për Zhvillimin Rural –Programi i 100 fshatrave”, do të zbatohet në periudhën 2018-2020.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here