Kosova e vendosur: Nuk e heqim taksën e miellit mbi Serbinë

0

Kosova nuk do ta largojë taksën e vendosur për miellin që importohet nga Serbia. kështu ka deklaruar ministri i Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani duke i kundërpërgjigjur  homolgut të tij serb Rasim Lajiq  i cila ka thënë se janë duke biseduar me autoritetet e Kosovës që kjo taksë të hiqet së shpejti.

Ai madje ka paralajmëruar edhe vendosjen e masave të reja për produktet të cilat vërehet se kanë çmime të dampuara.

Ministri Hasani këtë deklaratë e ka bërë të premten në emsionin “Argumet plus”, në TV21.

“Unë ju  bëjë me dije se jo që nuk do të largohet kjo taksë por do të marrim edhe shumë  masa të tjera aty ku do shohim se dëmtohen prodhuesit tonë”, ka thënë Hasani. Ai në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-së, marrjen e kryesimit nga Kosova në janar të vitit 2018 dhe shumë cështje të tjera që kanë të bëjnë me ministrinë që ai e udhëheq.

Ministri Hasani ka premtuar se do të rregullojë tregun e karburanteve dhe se po punohet që në Kosovë të hyjnë vetëm derivate cilësore. pos tjerash ai ka shtuar se prioritet e ka edhe mbrojtjen e prodhimit vendor por edhe mbrojtjen e konsumatorit.(Gazeta Bujku)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here