Korçë, fermerët “braktisin” starkingën, i turren “fuxhit”

0

Një varietet i ri i mollës i quajtur “Fuxhi” i kultivuar vitet e fundit ka bërë që shumë femerë në Korcë të braktisin varitetet tradicionale “starkingën” dhe “gold”. Për Tv Korca specialisti i bujqësisë Nevjon Telha  thotë se vitet e fundit me këtë varitete janë shtuar 2500 pemë kryesisht në zonën e Devollit dhe Dvoranit. Molla “fuxhi”, është një kultivar që shitet shumë në tregun e huaj dhe kjo ka bërë që shumë fermerë të “riskojnë”dhe të kultivojnë këtë lloj fruti.

Specialistët e drejtorisë së Bujqësisë në Korcë thonë se vazhdimisht fermerët këshillohen  të tregojnë kujdes vecanërisht për plehrim si dhe në ngritjen e pemtoreve të reja.

Shumë fermerë interesohen për kultivarët e rinj dhe shartesat, ndërsa këshillat jepen që investimet e tyre të jenë afatgjata. Krahas mollës “fuxhi”një tjetër kultivar molle po testohet a sic është molla “gala”.

Ndërsa kultivarët tradicionalë si “golden”dhe “starkingat”megjithë trendet e reja vijojnë të shfaqin stabilitet në treg. Në gjithë zonën e Korcës 80% ose rreth 2000 ha e zë molla Gold dhe Starking,ndërsa pjesa tjetër prej 20% e zënë kultivarët e rinj.

Vetëm nga rajoni i Korcës eksportohen drejt shteteve europiane, por jo vetëm rreth 9500 ton mollë, jo vetëm për konsum, por dhe përdorim industrial. Ndërsa në gjithë vendin vetëm prodhimi i mollës siguron 65 mijë ton në vit (34.8% të të ardhurave nga pemtaria).Molla shihet si një burim mirëqënie për shumë zona të vendit.

Literatura të ndryshme mjekësore vlerësojnë Mollën fuxhi si mjaft të dobishme në rastin e kolitit. Lëvotja e kësaj molleështë e pasur me pektin, një fibër të tretshme që nuk e irriton mukozën e zorrëve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here