Kompania tërheq nga tregu pesticidin më të shitur në botë, dyshohet se asgjësoi miliona koloni bletësh

0

Kompania më e madhe globale për prodhimin e pesticideve Woolworths në Australi iu bashkua një liste të gjatë kompanish që njoftoi se do ndalojë furnizimin e tregut global me një pesticid të diskutueshëm i cili dyshohet se ndikon direkt në goditjen e popullsisë së bletëve.

Gjigandi ushqimor njoftoi se do tërheqë nga tregu ndërkombëtar pesticidin Yates Confidor, i cili sipas disa  studimeve ndërkombëtare është zbuluar se dëmton mbijetesën e kolonive të mjaltit.

Një zëdhënës i Woolworths tha se kompania do të pushojë shitjen e produktit nga fundi i qershorit. “Ne mund të konfirmojmë se ne do të ndërpresim shitjen e Confidor në supermarkete dhe ne jemi duke punuar me furnizuesit rreth këtij vendimi,” tha zëdhënësi. “Ne presim që produkti nuk do të jetë më në raftet tona nga fundi i qershorit të këtij viti”.

Yates Confidor është një neonicotinoid, një klasë e pesticideve e përdorur gjerësisht për më shumë se një dekadë. Neonicotinoids përfaqësojnë rreth një të katërtën e tregut ndërkombëtar të pesticideve, por që sipas studimeve laboratorike ka rezultuar se sjell dëmtime serioze të bletët.

Kimikisht dikur shihej se kishte një avantazh mjedisor për kimikate të tjera, sepse produkti aplikohet në fara, gjë që redukton spërkatjen. Por studime të shumta në Evropë kanë zbuluar se kimikatet përfundojnë në nektarin dhe polenin që bletët ushqehen dhe mund të dëmtojnë mbijetesën e kolonive të bletëve. Kontaminimi nga ky pesticid ka rezultuar edhe në disa produkte mjalti që shitet në BE.

Kompania australiane tha se e ndërmerr këtë veprim pasi do të shuajë çdo lloj dyshimi për produktet e saj, por nga ana tjetër konfirmoi se këto lloj pesticidesh nuk knë rezultuar dëmtues në kolonitë e bletëve në Australi.”Vlen të përmendet se produktet neonicotinoid janë përdorur në kopshtet australiane për më shumë se 20 vjet dhe nuk ka pasur reduktim në popullatën australiane të bletëve gjatë asaj kohe”, tha kompania në deklaratë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here