Koha për të vjelë ullinj, por më parë… lexoni çfarë këshillon ky specialist

0

Nga Enver Isufi /Prof.Ass.dr, në mbrojtjen e Bimëve  dhe  Bujqësisë  Biologjike , Durrës

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Vjelja e ullirit nis zakonisht në fund të muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor. Por specialistët japin këshillat e tyre për fermerët sepse dhe ulliri ka “tekat”, ose siç quhet ndryshe në gjuhën shkencore kriteret teknike për t’u vjelë.

Enver Isufi Prof.Ass.dr, në mbrojtjen e Bimëve  dhe  Bujqësisë  Biologjike thotë se  janë  disa kriteret që duhet të përcakojnë kohën e vjeljes së ullinjve.

-Duhet të dihet destinacioni i përdorimit, për fabrikat e prodhimit, apo për vaj. Për rastin e parë ngarkesat në fabrika kushtëzojnë dhe vjeljen. Në një fabrikë te ngarkuar, më mirë ulliri të qëndrojë në degë se i magazinuar për një kohë të gjatë.

Vjelja sipas kultivarëve

  • Grupi i kultivarëvë të ullinjve për tavolinë  duhet të vilet brenda  20 Tetorit, dhe  nëse  e kemi mbrojtur nga miza e  ullirit  deri  në fund  të muajit Tetor (këtu futen kryesisht ulliri kokërrmadh i Beratit që përdoret për tavoline  ose  për kripje)
  • Grupi i dytë : Ullinjtë  për vaj që piqen heret (këtu futet Frantoje
  • dhe kultivarët e tjerë kokërrvegjël). Ky  grup kultivarësh  duhet të vilen  nga 20 Tetori deri  në 10 Nentor.Specialistët rekomandojnë vjeljen herët të ullirit, pasi më vonë ato i prek miza e ullirit, por i dëmton edhe era, shiu,apo  shpendët

Fermerët mendojnë  se  sa  më vonë të vilet ulliri aq më  shumë vaj meret. Po kjo ka risqet e veta për shkak të faktorëve të sipërpërmendur. Ngjyra  më  e mirë e kokrrës së ullirit  në vjelje  është ngjyra patllixhanit. Në rast se kokra ka njolla të zeza dhe jeshile është më e rrezikuar të vyshket

Grupi i tretë  i kultivarëve  janë  ato që piqen vonë  si Ulliri Bardhë  i Tiranës, Krujës, Peqinit  dhe Kalinjoti  që gjendet nga Mallakastra  në Vlorë  e Sarandë). Këto vilen gjatë  gjithë  Nëntorit  , por jo më vonë  se  gjysma  e parë   e Dhjetorit.

Si duhen vjelë ullinjtë

Vjelja  me rrjeta është më e mira pasi parandalon humbjen e kokrrave  dhe ndotjen e tyre.

 Specialistët kanë formulën e tyre për ullirin,

Vil shpejt, përpuno  brenda 24 orëve.Çdo orë  që kalon  pas vjeljes , sjell rënien e cilësisë së vajit.

Si dallohet një vaj ulliri cilësor

Aroma  e mirë, shija  e mirë  dhe aciditeti  maksimal deri 08 %. Prodhuesit tanë më të mirë të vajit të ullirit që e eksportojnë atë dhe jashtë ruajnë një nivel  aciditeti nën 06 %. Po nëse ulliri vilet vonë dhe lihet gjatë pa përpunim aciditeti kalon 2,3-  5 %, i papranueshëm për eksport.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here