Klement Balili në kërkim, familja merr tokë me qera nga shteti për ta mbjellë me shegë

0
Deputeti i PS Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku maxhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

Në interpelancën në Kuvend me Ministrin e bujqësisë Niko Peleshi, deputeti Erjon Brace zbuloi një fakt skandaloz. Atë sesi një kompani e quajtur Albinvest e krijuar nga nipi i Klement Balilit, Albini, mori rreth 90 ha tokë me qera në zonën e Përmetit për ta mbjellë me shegë dhe lajthi. Por toka në duart e një 21 vjecari ka mbetur ende djerrë. Ajo ç’ka është akoma më shumë skandaloze-sipas Braçes-është fakti se toka u dha në 16 qershor të 2016 kur Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për tafik ndërkombëtar droge. Prokuroria ka sekuestruar të gjitha pronat e Balilit, por kontrata e nënshkruar është ende aktive.Me heret edhe ne 20 maj te 2016 i ishte dhene nje siperfaqe prej 20 ha vellait te Klement Balilit, Bashkim Balilit.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi reagoi pas kësaj duke deklauar se ka nisur auditimi I gjithë kontratave të tokave bujqësore të shtetit të dhëna vitet e fundit nga Ministria e Bujqësisë. “Ky nuk është cënim i sigurisë juridike të kontratave, nuk do preken ata investitorë që kanë ndërtuar planë serioze biznesi dhe i kanë zbatuar ato. Me qeradhënien e re do inkurajojmë dhe me tepër investitorët që duan të ndërtojnë ferma të mëdha me qera nga shteti. Nuk do inkurajojmë ata investitorë që me projekte fictive kanë zabtuar tokat bujqësore” është shprehur Peleshi.

Gjatë kohës së interpelancës nuk ishte e pranishme opozita në sallë. Por Taulant Balla i bëri thirrje vecanërsiht LSI të reagojë duke e akuzuar se ishte kjo partia e Klement Balilit që i dha tokë familjes së tij.

Por me t’u kthyer në sallë kreu i Grupit Pd Edmond Spaho iu përgjigj politikisht akuzave se Klement Balili ka përfituar tokë bujqësore. Edmond Spaho tha se opozita e ka denoncuar vazhdimisht Klement Balilin si baron droge…

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here