Kinë, befason shkencëtari i moshuar mbjell oriz në det….Foto/Video

0

Një shkencëtar 87-vjeçar me emrin Yuan Longping në Kinë ka eksperimentuar me sukses një projekt, atë të kultivimit dhe rritjes së orizit në ujin e detit. Orizi i kultivuar në këtë mënyrë mund të parandalojë mungesën e ushqimit për shkak të ndryshimeve klimatike globale. Por eksperimenti i ri i shkencëtarit kinez duhet të kalojë shumë kohë para se të çertifikohet.

Kina: Shteti i Vjetër, truket e reja

Më shumë se gjysma e popullsisë globale bazohet në konsumin e orizit për të mbijetuar,  por përmbushja e kësaj kërkese është e vështirë për shkak të mungesës së këtij kultivari në ujërat e ëmbla, që kërkohet për orizin. Për të zgjidhur këtë problemnjë shkencëtar 87-vjeçar kinez i quajtur Yuan Longping ka mbjellë një sasi orizi që rritet në ujin e detit.

Kënetat, moçalet dhe balta  përbëjnë afërsisht një të tretën e tokës totale të punueshme në Kinë. Për të rritur oriz në këto vende është pothuajse e pamundur, sepse kripa vështirëson procesin e absorbimit të ujit nga bimët. Në mënyrë të veçantë, uji i kripur e bën fotosintezën dhe frymëmarrjen më të vështirë për gjethet e orizit, ngadalëson rritjen e tyre dhe con në vdekjen e bimës.

Përmbytjet bregdetare dhe baticat kanë krijuar sipërfaqe të tëra toke në Kinë të vështira për t’u punuar.Madje sipas BB ne bregun lindor të Kinës  40 për qind e tokës ka një përqendrim kripe shumë më të lartë se niveli i pranuar 0.5 për qind. Për hulumtimin e tij, Longping mbolli 200 lloje të ndryshme orizi tolerant ndaj  kripës në Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të Rajonit të Qumështit në Detin e Verdhë. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua të Kinës, përpjekjet e tij dhanë 8,030 kilogramë oriz për akër.
Megjithëse një eksperiment premtues LongPing nuk arriti të  imitonte kushtet aktuale në Kinë, pasi përdori ujë me një përqendrim kripë shumë më të ulët sesa mund të gjendej në natyrë.

“Është ende vetëm 10 për qind e nivelit të kripës në ujërat e detit”, thotë Drejtor i Përgjithshëm për Bujqësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (UN FAO) Ren Ëang për Business Insider, kështu që orizi i “kripur”  kërkon një rrugë të gjatë për të shkuar dhe ndihmuar fermerët e zakonshëm.

Ardhmëria e ushqimit

Kina tashmë prodhon më shumë oriz se çdo vend tjetër në Tokë, por nëse fermerët kinezë do mundin të mbjellin oriz që rritet në ujë deti ata mund ta mbjellin atë në tokat e djerrë të vendit të tyre, duke rritur furnizimin e vendit me ushqim të konsiderueshëm, tha Ëang për Business Insider.

Suksesi i Longping-it me oriz që rritet në ujë deti vjen gjithashtu në një kohë kur prodhuesit e orizit raportojnë kushte veçanërisht të pafavorshme.

Sipas parashikimit global të prodhimit të orizit në raportin  FAO 2017, Sri Lanka dhe Koreja e Jugut prodhuesit gjigandë të orizit përjetuan thatësira të pazakonta që goditën rëndë prodhimin. Edhe Bangladeshi pësoi kohët e fundit përmbytje të mëdha.

 

An 87 year old Chinese scientist has created rice that grows i…

Making one million square kilometres prime farmland. Read more: http://wef.ch/2hb2gUd

Posted by World Economic Forum on Tuesday, November 7, 2017

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here