Kina i vë embargo djathit gorgonzola

0

Me një vendim të papritur autoritetet kineze ndaluan importet e djathërave me myk nga vendet e ndryshme të Bashkimit Europian, përfshi dhe djathin gorgonzola nga Italia. Dhjetëra ton djathra të ndryshme qëndrojnë të bllokuara në kufi. Autoritetet kineze vendosën embargo mbi djathin e butë europian pasi sipas tyre u vu re prania e “shumë baktereve” që nuk ishin aprovuar zyrtarisht.

Por zyrtarët më të lartë kinezë thanë se kjo nuk është lufte politike, por është vetëm cështje procedure dhe se tregu kinez mirëpret produktet italiane. Drejtori i Departamentit për marrëdhëniet me BE në ministrinë e Tregtisë në Kinë Wu Jing-chun  tha se vendimi i Pekinit do shqyrtohet në kongresin e ardhshëm botëror të ushqimit.

Sipas parashikimeve të fundit të Ministrisë së Tregtisë në Pekin, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë mes Italisë dhe Kinës është rritur me 20% në shtatë muajt e parë të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur 27 miliardë dollarë. Përveç kësaj, që nga fillimi i vitit, investimet italiane në Kinë arritën 7  miliardë dollarë, kundrejt një investim kinez prej 11 miliardë dollarë në Itali.

Si konfirmim i deklaratës së tij, Wu Jing-chun theksoi se ai shkoi në Romë kohët e fundit, për promovimin e tregtisë, “pasi kishte blerë shumë lloje djathrash italiane”

Në vitin 2016, Kina konsumoi rreth 15 ton djath gorgonzola.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here