Kërkohen ekspertë për përmbytjet në vend

0

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në kuadër të vazhdimësisë së punës të projektit BRIGAID, ka shpallur thirrjen për Ekspert në “Studim, Hulumtim dhe Analiza Analitike për Përmbytjet në Shqipëri”. Projekti BRIGAID – “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience” i identifikuar si projekti i novatorëve për tu përballur me ndryshimet klimatike është tashmë në fazën e dytë të tij.

Projekti BRIGAID ka si qëllim përmirësimin e hendekut për inovacione në menaxhimin e katastrofave, i nënshkruar nga Komisioni Evropian në janar 2016 dhe zyrtarisht i lancuar në maj 2016.

Qëllimi i BRIGAID është të thithë ide inovative mbi 3 komponentet kryesore të ndryshimit të klimës, përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem. Midis ideve të ndryshme, projekti do të përzgjedhë disa prej tyre, të cilat do të zhvillohen dhe testohen. Idetë e suksesshme do të ndihmojnë në përballjen me fatkeqësitë natyrore, ku ata mund të luajnë rolin e tyre për të reduktuar ose shmangur dëmtimet e mundshme.

Udhëheqësi i projektit është Techische Universiteit Delft (TU Delft).

Projekti ka 24 partnerë nga vende të ndryshme të Evropës si Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Ger
shumë, Itali, Spanjë, Portugalia, Rumania, Polonia, Izraeli etj. Shumica e tyre janë institucione kërkimore, institute akademike, të vogla dhe të mesme (NVM), si dhe institucionet shtetërore.

Projekti do të zbatohet përmes 7 paketave, për një periudhë prej 4 vjetësh.(MONITOR)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here