Kapriçot e motit i shkaktuan bujqësisë 37 mln. euro dëme

0

Në 8 muajt e parë të vitit, kapriçot e motit dëmtuan dy herë fermerët, për shkak të ngricës së fillimvitit dhe thatësirës në korrik dhe gusht. Më të dëmtuar kanë qenë fermerët e zonave të Korçës, Dibrës dhe Kukësit që kanë investuar në pemëtari.

“Kjo periudhe ndikoi në prodhimin dhe daljen në treg të fermerëve shqiptarë. Në fillim të vitit ka prekur pemëtarinë, e cila ka qenë në një moment lulëzimi dhe ngricat kanë bërë që efektet të jenë të menjëhershme duke dëmtuar në masë të madhe. Në periudhën e thatësirës janë dëmtuar bimët e arave, te të cilat ka pasur ndikim të madh”, tha Flamur Hysi, drejtor i politikave në Ministrinë e Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë është duke përfunduar raportin e detajuar të dëmeve në 3 qarqe të vendit. Dëmi ekonomik aktual, sipas llogarive të deritanishme, është llogaritur afër 40 milionë eurove.
“Mendoj se shifrat do të na çojnë drejt 35 apo 37 milionë euro. Këto do të dalin në ditët në vazhdim kur do të kemi të detajuara me sipërfaqe apo numër bimësh të dëmtuara gjatë këtij viti”, tha Hysi.
Produkti më i dëmtuar nga thatësira, do të jetë molla, si kulturë traditë e këtyre zonave. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, produktet që u kanë shpëtuar dëmeve që mund të cenojnë eksportin, janë perimet dhe produktet e tjera të serave.
“Bimët e arave, apo prodhimi i eksportit, nuk është kapur nga thatësira, për shkak se prodhimi i eksportit, krijohet nga kompani të mëdha me teknologji të mirë që prodhohet në sera dhe eksporti për prodhimet e perimeve është në periudhën prill-qershor, gjë e cila është e anashkaluar nga thatësira e korrikut dhe gushtit”, u shpreh Flamur Hysi.
Si rrjedhoje, pritet një luhatje e lehtë e çmimit të produkteve në tregun vendas.(TCH)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here