Kamionët me motorë elektrikë(video)

0

Shefi i kompanisë Tesla zbuloi të enjten në Kaliforni idenë e fundit për kamiona të medhenj transporti me motorë elektrikë. Ai tha se kamioni me një ngarkesë prej 80 tonësh do të ketë aftësi udhëtimi deri 800 kilometra në një karikim dhe do të kushtonte më pak se një kamion me naftë, duke llogaritur këtu kursimet nga karburanti dhe faktorë të tjerë. Zoti Musk tha se prodhimi i linjës së kamionëve do të fillojë në vitin 2019 dhe do të jenë të pajisur me sistemin autopilot Tesla. Zoti Musk tha se Tesla ka në plan të ndërtojë një rrjet global të karikimit me energji diellore. Pas një karikimi prej 30 minutash, kamionët do të kenë aftësi të përshkojnë rreth 600 kilometra distancë.(voa)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here