Kali i ngordhur që tmerroi banorët e Klosit

0

Kjo kafshë ka dy muaj që ka ngordhur dhe ndodhet i shtrirë vetëm disa metra larg lumit në qytetin e Klosit. Kalit i kanë mbetur vetëm eshtrat, ndërsa era që përhapet prej tij është e padurueshme.Veç ndotjes kali i ngordhur përbën një rrezik të madh për shëndetin e banorëve. Edhe pse bashkia është njoftuar me kohë asnjë masë nuk është marrë për zhvendosjen apo groposjen e kafshës..Përfaqësues të bashkisë thonë se nuk kanë patur dijeni për  kafshën e ngordhur dhe të nxitur nga shqetësimi i banorëve thanë se do marrin masa për heqjen e menjëhershme të saj.(News 24)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here