Ja sesi në Korçë vaji shitej me etiketa false greke(VIDEO)

0

Në qytetin e Korçës në një punishte ilegale vaji që ende nuk dihet çfarë lloji ishte, i vihej etiketë greke dhe shitej si i tillë. Policia tha se pronari Kosta Fshati, 48 vjeç e prodhonte vetë vajin, e ambalazhonte në gjuhën greke, i vinte edhe etiketa greke dhe më pas e shiste në treg.

Operacioni u kodua “Alkis” dhe punishtja u zbulua në lagjen 10 në Korcë.Policia zbuloi këtu 5 depozita metalike dhe plastike me vaj, 1.3 ton litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë, 1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme, 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25,  0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”, 1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe. Dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke  me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here