Ja cilat shtete e pijnë më shumë birrën

0

Amerikanët e duan birrën e tyre  dhe shumica prej tyre thonë se birra është pija e tyre e zgjedhur alkoolike-por kur bëhet fjalë se kush pi më shumë birrë në botë, kjo është një garë e vështirë të fitohet. Sipas “U.S. News and World Report” , i cili analizoi të dhënat më të fundit nga kompania japoneze e pijeve Kirin, Republika Çeke në të vërtetë pi më shumë birrë për person çdo vit, rreth 37.6 gallon, duke mbajtur vendin e parë, një vend që në fakt ata e mbajnë për 23 vjet resht. Birra “Pilsner” u prodhua së pari në Bohemi – tani Republika Çeke – në 1842, kështu që ky popull  ka një lidhje të patundur të fortë me birrën.

Ju nuk do të habiteni kur të mësoni se Gjermania, shtëpia e Oktoberfestit renditet në vendin e tretë, sepse një vend i papritur zë vendin e dytë. Ai është  Seychelles, një arkipelag me 115 ishuj në brigjet e Afrikës Lindore. Në  fakt më shumë se nga vendasit konsumi i birrës për banor rritet nga turistët. Mbi 200,000 turistë derdhen në vend çdo vit për të vizituar plazhet e tyre të bardha të rërës përgjatë shkëmbinjve të koraleve. Namibia, Polonia, Irlanda, Lituania, Belize dhe Rumania përbëjnë pjesën tjetër të listës së dhjetë vendeve.  Megjithatë, Kina ka tregun më të madh të birrës në botë: Në vitin 2015, u llogarit se vendi piu rreth  25 miliardë litra birrë në rreth dy herë më shumë se konsumuan amerikanët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here