Ja cilat janë frutat që sjellin fat në tryezën e festave

0

Frutat e rrumbullakëta si mollët, portokallët dhe hurmat, duhet të mos mungojnë në tryezën e natës së Vitit të Ri. Në shtetin e Filipineve për të ecur viti mbarë, duhen ngrënë fruta të rrumbullakëta.

Frutat një ogur fatsjellës për Vitin e Ri.

Forma e tyre kujton atë të monedhave. Idealja është që të konsumohen 13 fruta, pasi ky numër mendohet se sjell fat.

Ndërsa në shtete të tjera preferohet numri 12, i cili simbolizon muajt e vitit.

Mandarinat- Për Feng Shui kinez, mandarina është një prej frutave që sjell sukses dhe shkëlqim, në sajë të formës sferike që përfaqëson pafundësinë.

Për Vitin e Ri kinez, jo rastësisht mysafirëve iu dhurohen mandarina.

Kjo është si shenjë për mbarësi për vitin që vjen, pasi konsiderohet simbol begatie, pjellorie dhe jetëgjatësie.Gjithashtu një tjetër frut fatsjellës mendohet se është edhe shega e cila konsiderohet si simbol pjellorie..

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here