Italia drejt legalizimit të kanabisit

0

Dhoma e ulët e deputetëve në Itali ka miratuar p/ligjin për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe ja ka kaluar atë senatit. P/ligji u votua me 317 vota pro, 40 kundër, 17 abstenime. Drafti që i shkon senatit per miratim vendos kritere uniforme në gjithë vendin duke u dhënë një mundësi trajtimi pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ky draft gjithashtu –shkruhet në mediat italiane-promovon kërkimet shkencore për përdorimin e kanabisit dhe mbështet zhvillimin e prodhimit dhe përpunimit të teknikave.

Droga do ketë vetëm përdorim terapeutik dhe do jenë mjekët që do përshkruajnë  mënyrën e përdorimit, dozat dhe kohëzgjatjen e trajtimit që s’duhet të kalojë tre muaj për terapi, dhimbje dhe përdorime të tjera.

Përshkrimi mjekësor i kanabisit do jetë i autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë  dhe kostot do përballohen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar. Nëse kanabisi do ketë përdorime të tjera do mbetet jashtë regjimit të rimbursimit. Sidoqoftë norma e TVSH reduktohet në 5%.

Kultivimi i kanabisit, përgatitja dhe shpërndarja në farmaci do t’i besohet uzinës kimike farmaceutike të Firences. Nëse do jetë e nevojshme do lejohet dhe importi.

http://www.tgcom24.mediaset.it/politica/cannabis-camera-ok-a-proposta-di-legge-per-uso-medico_3101629-201702a.shtml

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here