Ishulli agropyjor në Durrës, ku paulonia rritet së bashku me perimet/FOTO

0

Njerëz të dashuruar me tokën, mjedisin, pyjet dhe bujqësinë po eksperimentojnë forma të ndryshme për të mbajtur gjallë jo më shumë pasionin e tyre sesa natyrën dhe prodhimtarinë.Inxhineri i njohur i pyjeve sjell rastin e një specialisti në Durrës Halim Çelmani i cili po zhvillon ate që në gjuhën shkencore të pylltarisë quhet “Praktika Agropyjore”. Ja përshkrimi që i bën Fierza këtij rasti….

“Një mjedis Agropyjor që të sjell kënaqësi dhe mund të merret si model.
Agropylltaria është një sistem intensiv i mbarështrimit të tokës, që synon marrjen e përfitimeve optimale nga bashkëveprimet biologjike, që krijohen kur drurët dhe shkurret kombinohen me kulturat bujqësore, ose me mbarështimin e blegtorisë. Në këtë kuptim agropylltaria nuk është një koncept i ri, por një teknologji e re. Ne vendin tone ka nisma dhe ne siperfaqe te vogla kane filluar te zhvillohen “Praktika Agropyjore”
Specialisti I pyjeve, Halim Çelmani punonjes ne AdZM Qarku Durres me nje pervoje te gjate si pylltar, I dashururar dhe I perkushtuar pas profesionit synon qe te trashegoje dicka nga profesioni I tij, por tashme ne aspektin me te gjere ate Agropyjor tek djali I tij qe studion per ekonomi biznes.
Nje vizite ne mjedisin Agropyjor te Halim Çelmanit, prej me se dy ha, te sjelle kanaqesi te vecante. Druri I Paulonies I kultivuar me nje skeme 4x4m i kombinuar kryesisht me perime te stines vjeshtes si: laker, spinaq, pras, etj duket qe ne vitin e pare ka rezultate mjaft te mira. Halimi tashme kete “biznes te vogel” ja ka kaluar ne “kompetence” djalit qe studion per ekonomi biznes. Djali I Halimit ; ndjek punimet shpenzimet, monitoron dinamiken e rritjes drureve, tregtimin e perimeve, etj. Ne ndjekje te zhvillimit te Paulonies ai synon te shtrije dhe veprimtari te tjera ne kete mjedis; si mbareshtim te bleteve, krijim te mundesive per pushime dhe rekreacion ne pyll etj. Realizimi I plantacionit me Paulonie u be me mbeshtetjen e inxhinierit Edmond Numani nga Fieri. Halimi pervec se kenaqesise qe I sjell ky mjedis; synon qe te behet nje shembull I mire, ku te gjithe ata qe e qarkojne dhe tokat sot I kane te pa kultivuara, te mund te reflektojne dhe te ndjekin shembullin e tij. Gjon Fierza, AKM”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here