Instituti Kulinar Neranxi në vitin e 9-të akademik! Një histori suksesi përtej çdo parashikimi!

0

Nga Nertila Spiri&Eglantina Alliaj

Instituti i Kulinarisë Neranxi çeli vitin e ri Shkollor 2017-2018. Tashmë kjo kompani e fuqishme në tregun shqiptar, por jo vetëm, prej vitesh ka hapur një derë të re për arsimin professional, siç është Instituti i Kulinarisë Neranxi. Të gjithë studentët kanë mbështetjen e profesorëve dhe specialisteve në rrugën që kanë zgjedhur qe profesioni i tyre te jete jo vetem i bukur por edhe argetues me eksperienca kulinare qe pasurojne formimin e tyre dita-dites. Si gazetarë e kemi ndjekur çdo vit ceremoninë e hapjes së vitit të ri shkollor prej 9 vitesh. Me të njëjtin pasion, përkushtim dhe vullnet, nga ana e drejtuesve, e profesorëve që japin mësim, por edhe e studentëve. Këtë fillim ishin rregjistruar rreth 450 studentë, ndërkohë që rregjistrimet vazhdonin ende.

Në takim përshendetën, drejtuesja e shkolles Elona Rrapaj, stafi pedagogjik dhe themeluesit e Institutit Kulinar Neranxi, Administratorja Zj.Nurie Neranxi dhe presidenti i Shkolles Z. Nikollaq Neranxi. Arsimi profesional duhet të përgatisë studentët për botën reale – që të mësojnë të japin më të mirën dhe të tregojnë iniciativë, të jenë në gjendje të punojnë në ekip dhe të zhvillojnë aftësi të mëdha profesionale. Zhvillimi i aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese është shumë e rëndësishme, si dhe të kesh kuriozitet për të eksploruar fushën ku po mëson me interes, pasion dhe dëshirë për të ecur përpara. Mbi këto parime u bazuam kur 9 vjet para themeluam Institutin Kulinar Neranxi. Instituti Kulinar Neranxi i ka hartuar programet që të jenë plotësisht të përshtatshëm me atë çka kërkon tregu i punës sot.

Një vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi ështe dhe Giz Albania, që në vitin e dytë të kësaj miqësie me Institutin Kulinar Neranxi, studentëve u krijohen mundësi të reja për punësim edhe në Europë, në një prej vendeve më të zhvilluara siç është dhe Gjermania. Ky është qëllimi dhe angazhimi ynë. Tu hapim dyert të gjithëve për mundësi të barabarta ku ai që punon dhe lodhet shumë, edhe paguhet shumë! Studentet qe kane mbështetjen e dy profesorëve te pastiçerisë italiane, Isidoro Giglio dhe Onofrio Campobello, apo te prof. doc. Abdyl Sinani nga Maqedonia dhe qe mbulonte te gjitha trevat shqiptare  dhe specialisteve te shumte, dukeshin qarte qe ishin përfaqësues te te gjitha shtresave te shoqerise shqiptare dhe aty qartazi nuk mund te lejohej asnjë lloj diskriminimi, veçanërisht diskrimin fetar, apo edhe socio/kulturor dhe ekonomik.

Te gjithë janë te barabarte përballe rregullave te kujdesshme dhe qytetare te kësaj shkolle profesionale” – tha Nikollaq Neranxi për Perqasje.com, i cili ishte i kudo ndodhur dhe shihej afër, sa tek drejtuesit e Institutit, ashtu kundrejt administratoreve te Eventit te cilët merreshin me organizimin e gjithçkaje dhe, po njësoj vete studenteve dhe prindërve te tyre ku vete Neranxi kujdesej ti tregonte te njëjtin interes për ti bere te ndiheshin si te shtepise! Eventi padyshim ishte organizuar ne mënyre te përsosur deri ne detajet me te imta dhe Instituti pas ceremonisë kishte mundësuar edhe degustimin e produkteve te kësaj shkolle te cilat ishin te shume llojshme dhe shume te shijshme.

 

“Ky është qëllimi dhe angazhimi ynë. Tu hapim dyert të gjithëve për mundësi të barabarta ku ai që punon dhe lodhet shumë, edhe paguhet shumë!”- tha Nikollaq Neranxi ne fjalën e tij dhe sigurisht ne këtë rast nuk harroi te ishte biznesmen. Një traditë që vazhdon, ku studentët sapo mbarojnë punosohen në restorante të ndryshme të njohura, profesione për të cilat ka nevojë turizimi dhe shërbimi cilësor në gatime.

Degët

Shkollë dy-vjeçare për shef kuzhine dhe shef pasticerie si dhe kurse 1-9 mujore për degët:

-Kuzhinë

-Pasticeri

-Xhelateri

-Bukëpjekës

-Picajol

-Barman

-Kamarier

-Menaxhim Hoteli

Bëhu Masterchef, gatuaj me ne!

Zgjidhni profesionet e bukura të artit të kulinarisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here