Instituti i Gastronomisë “Le Monde”, për një profesion dhe dije më shumë në tregun e punës

0

Nga Eglantina Alliaj

“Mirëseni në ëndrrën tuaj më të bukur! Bashkë mund të ecim më shpejt drejt dijes dhe profesionit!” Këto fjalë na rënë në sy sapo hymë në ambientet e kompanise Albavin te “ Royal Lavena”, ku ishim të ftuar në hapjen e sezonit të Qendrës Profesionale të Kuzhinës nga Instituti i Gastronomise “ Le Monde “.

Fotografia e Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare

Ky event përkoi edhe me DITËN NDËRKOMBETARE TË SHEFIT. Në hapjen e vitit të ri shkollor  dhe prezantimit të Istitutit Le Monde ishin të pranishëm istitucione, shoqata të prodhusve vendor, pronare të retoranteve dhe hoteleve, të cilët panë dhe prekën nga afët atë çfarë ofron qendra Royal dhe Instituti I Gastronomisë Le Monde. Fjalen e hapjes e mbajti z. Ismail Lile dhe fjalimet pershendetese vijuan nga drejtuesi i qendres se formimit professional z. Artan Azizaj , shef i mirenjohur, Kryetari i shoqates “ Restorantet Turistike Shqiptare” z. Kujtim Dervishi, si dhe nga  Administratori i ambjenteve z. Fatos Bylykbashi. Eventi u shoqërua me nuanca festive, muzike, promovime, dhe me një mini panair të kulinarisë, të bera nga vetë studentet e keëij instituti.

Fotografia e Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare

Aty ku dëshira,  pasioni dhe puna afrojnë dijen dhe kulturën, kompleksi Albavin Tiranë një mundësi me Istitutin e Gastrnomise “Le Monde” për një profesion dhe dije më shumë në tregun e punës. I gjithi ky event serioz  dhe i rëndësishëm, sipas organizatorëve i shërben prezantimit të idesë dhe programit që afron Istituti me të gjithë kapacitetet e shërbimit  në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë, si një risi bashkohore për tregun e brendshëm por dhe ate të huaj.

Fotografia e Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare

Tashmë Instituti i Gastronomise “ LE MONDE “ , është një dritare e re për të njohur botën.

Royal Lavena,  atje ku zgjidhja juaj do jetë më e mira

Në këtë kompleks do të gjeni salla të stileve të ndryshme, të ngjyrave dhe madhësive të ndryshme, ku ju do të plotësoni shijet tuaja të një nga ditëve ose momenteve të lumtura të jetës suaj. Mrekullisë i shtohen edhe detajet e bukura, me kollonat antike në organizimin e koktejit në oborrin e kompleksit. I pajisur me kuzhinë modern, ju mund të shijoni gatime tradicionale, italiane apo sipas kërkesave tuaja. Mos nguroni, sepse mrekullinë mund ta fitoni edhe me suprizën e çmimeve. Pjesë e grupit “Albavin Tirana”, “Royal Lavena”, është kompleksi më i madh me destinacion prenotim eventesh të çdo lloji, madhësie dhe në çdo kohë. E ndodhur vetëm 1.200m larg qendrës së Tiranës, shton edhe më shumë atraksionin për eventet tuaja. Kompleksi me arkitekturën e vet jashtë dhe brenda, garanton madhështinë e eventit tuaj!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here