Insektet në zhdukje, pasojat të paparashikueshme

0

Tre të katërtat e insekteve fluturuese në rezervat e natyrës në gjithë Gjermaninë janë zhdukur në këto 25 vite duke sjellë pasoja të rënda për gjithë jetën në tokë-thonë shkencëtarët. Insektet janë një pjesë integrale e jetës në Tokë, si polenizues, por dhe si pre e  kafshëve të tjera të egra. Flutura është një ndër insektet në rënie, por shkalla e re e zbuluar që është drejt humbjes ka nxitur parlajmërimin se bota është në një “pikiatë” me ndikime të thella në shoqërinë njerëzore. Të dhënat e reja u mblodhën nga rezervat natyrore në të gjithë Gjermaninë, por kanë implikime për të gjitha peizazhet e dominuara nga bujqësia, thanë hulumtuesit. Shkaku i rënies së madhe të insekteve është ende e paqartë, edhe pse shkatërrimi i zonave të egra dhe përdorimi i gjerë i pesticideve janë faktorët më të mundshëm. Por dhe ndryshimi i klimës mund të luajë një rol.

Malaise traps were set in protected areas in Germany as part of the study

“Fakti që numri i insekteve fluturuese po zvogëlohet me një shkallë aq të lartë në një zonë kaq të madhe është një zbulim alarmant”, tha Hans de Kroon, në Universitetin Radboud në Holandë dhe që drejtoi hulumtimet e reja.

“Insektet përbëjnë rreth dy të tretat e të gjithë jetës në Tokë, por vihet një rënie të tmerrshme”, tha Prof Dave Goulson nga Universiteti Sussex, Britani e Madhe dhe pjesë e ekipit  të studimit të ri. “Ne duket se po bëjmë shtresat e mëdha të tokës të papërshtatshëm për shumicën e formave të jetës, dhe aktualisht jemi  në rrugën për shkatërrimit ekologjik. Nëse humbim insektet atëherë gjithçka do të rrëzohet “.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Plos One”, bazohet në punën e dhjetëra entomologëve amatorë në të gjithë Gjermaninë, të cilët filluan të përdorin mënyra të standardizuara të mbledhjes së insekteve në vitin 1989. Tenda të veçanta ose  kurthe u përdorën për të kapur më shumë se 1.500 mostra insektesh gjatë në 63 rezerva të ndryshme natyrore.  Kurthe u vendosen në zonat e mbrojtura në Gjermani si pjesë e studimit Kur u mat pesha totale e insekteve në secilën mostër, u zbulua një rënie befasuese. Mesatarja vjetore ra me 76% gjatë periudhës 27 vjeçare, por rënia ishte edhe më e lartë – 82%, në verë, kur shifrat e insekteve arrijnë kulmin e tyre.

Bird eating an insect

Raportet e mëparshme të rënies së insekteve kanë qenë të kufizuara në insekte të veçanta, të tilla si fluturat evropiane të kullotave, të cilat kanë rënë me 50% në dekadat e fundit. Por kërkimet e reja kapën të gjithë insektet fluturuese, duke përfshirë edhe mizat që studiohen rrallë, duke e bërë atë një tregues shumë më të fortë të rënies.

Fakti që mostrat janë marrë në zonat e mbrojtura, i bën gjetjet edhe më shqetësuese, tha Caspar Hallmann në Universitetin Radboud.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here