Hartohet plani global ,fund vdekjeve nga tërbimi i qenit deri në vitin 2030

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO ) dhe Aleanca Globale për Kontrollin e Egërsirave   hartuan një iniciativë ambicjoze për t’i dhënë fund vdekjeve njerëzore nga tërbimi që transmetohet nga qentë deri në vitin 2030. Plani i cilësuar  “United Against Rabies” , ose “Të  bashkuar kundër tërbimit” trajton sëmundjen në mënyrë ndërsektoriale  duke theksuar rolin e rëndësishëm që  shërbimet veterinare, shëndetësore dhe arsimore do luajnë në parandalimin dhe kontrollin e tërbimit.

“Plani parashikon përdorimin e praktikave më të mira për të ndihmuar vendet në hartimin e planeve kombëtare dhe për të ofruar mjete inovative  të trajtimit dhe edukimit në të gjitha rrjetet rajonale kundër tërbimit” tha Dr Bernadette Abela-Ridder ne emër të  Grupit Drejtues Global të Planit “Të bashkkuar kundër tërbimit” “Vaksinat janë një komponent kyç i planit global dhe një shkas për programet kombëtare.” shtoi ajo.

Organizmat ndërkombëtare të angazhuara në këtë plan për mbi dhjetë vjet do u duhet hulumtim dhe ndërtim strategjish për të demostruar mundësinë e eliminimit të qenve të tërbuar. Plani do ekzaminojë me kujdes problemin e vdekjeve  të vazhdueshme njerëzore nga tërbimi dhe do ndihmojë për ta bërë këtë një semundje prioritare për t’i dhënë zgjidhje nga organizatat dhe qeveritë ndërkombëtare. Bota ka njohuri, teknologji dhe vaksina që nevojiten për të eliminuar tërbimin. Tërbimi është një sëmundje virale që ndodh në më shumë se 150 vende, zakonisht është fatale sapo shfaqen siptomat. Në 99% të rasteve tërbimi nga qeni  transmetohet te njeriu. Është vlerësuar se 59.000 njerëz vdesin nga tërbimi çdo vit. Kjo cilësohet ndryshe sëmundje e varfërisë ose  sëmundje e neglizhimit. Më të varfrit në botë janë më të prekurit pasi nuk mund të përballojnë trajtimin ose transportin shëndetësor. Jetesa e njerëzve ndikohet gjithashtu kur bagëtia preket masivisht nga tërbimi, këtu humbjet në botë llogariten në 550 miljon dollarë në vit.

Megjithatë, tërbimi është 100% i parandalueshëm duke siguruar qasje në trajtimin e shpëtimit të jetës pas kafshimit të qenve, dhe duke vaksinuar qentë për të zvogëluar rreziqet dhe përfundimisht për të eliminuar sëmundjen në burimin e saj te kafshët.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here