Greqia ruan monopolin e prodhimit të ullirit për pica, ngre në stratosferë çmimin.

0

 

Greqia po shënon këtë vit kulmin e eksporteve të ullirit që quhet “Ulliri Kalamata” dhe që përdoret vecanërisht për picat. Prodhimi i mangët në vendet e Mesdheut ka shtuar dukshëm kërkesën për këtë prodhim i cili rritet shumë në zonën e Peloponezit në Greqi.Si asnjë vit më parë këtë vit ulliri kalamos u shit me shumicë 2.5 euro nga fermerët grekë, ndërsa shumica e tyre kanë bllokuar prodhimin për të rritur akoma më tepër cmimin e tyre për festat e fundvitit. Korrja e këtij lloj ulliri filloi në fund të tetorit dhe kërkesat janë të pazakonta.Kërkesat drejt fermerëve të Peloponezit vijnë jo vetëm nga vendet europiane por dhe Kanadaja, SHBA. Më agresive janë kërkesat e kompanive që vijnë nga vendet e Ballkanit të cilët paguajnë me para në dorë për sasi të mëdha-shkruan agronews.gr.

Çmimi i shitjes së këtij lloj ulliri u rrit me afro 45% krahasuar me një vit më parë.Vjet në këtë kohë një kg ulli kalamos shitej 1.4 euro, kurse sot 2.5 euro.Madje ekspertët parashikojnë që çmimi këtë vit të arrijë deri në 3 euro,dhe sipas tyre krahasuar me këtë vit çmimet e mëparshme do quhen si lodra.

Në shumë zona të Mesdheut ky lloj ulliri u dëmtua sa nga thatësira ashtu dhe breshëri i pranverës.Zona e Peloponezit ariti të ruajë prodhimin duke siguruar epërsi të padiskutueshme.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here