Godet KASH: Ja si u penalizuan SHBB, u përjashtuan nga subvencionet dhe u “masakruan”në gjoba

0

Krjimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor ka qënë gjithmonë një leksion që iu është dhënë fermerëve me qëllim që ata të jenë më të fortë në treg, të imponojnë cmime dhe të sigurojnë shitjen e produkteve të tyre. SHBB do krijoheshin për të mbrojtur sa më mirë interesat e fermerëve, prodhuesve, shpërndarësve dhe eksportuesve të prodhimeve bujqësore. Në Shqipëri vitet e funditka patur përpjekje për të krijuar SHBB, madje edhe është arritur, por ato jo vetem që nuk u mbështetën, por veprimtaria e tyre  qëllimisht ose jo u asfiksua dhe u paralizua. Revista “Agrobiznesi”ka bërë një panoramë të qartë se çfarë ndodhi realisht me SHBB vitet e fundit.

“Për sa i përket situatës në fushën e organizimit, kooperimit dhe formalizimit të sektorit: Në Shqipëri nga 352 mijë ferma vetëm 33 mijë janë të pajisuara me dokument identifikimi NIPT. Në tre vitet e fundit me nxitjen dhe asistencën e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Entit Kombëtar Rural u krijuan disa (SHBB) dhe numri arriti në 64 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqë- sor, të cilat nuk kanë qenë të gjitha efiçente për disa faktorë e arësye, që duhen analizuar për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme e afatgjata e konkretisht:

Disa nga SHBB-të që sapo u krijuan me mbështetjen e shoqatave të agrobiznesit e nisën mbarë veprimtarinë e tyre. SHBB-ja “Agroservisi Shqiptar” me mbi 100 anëtarë u mbështet nga Shoqata Shqiptare e Mekanikës dhe Mjeteve Bujqësore (AVALB). Kjo SHBB ishte garante dhe bashkëorganizatore e edicionit të parë dhe të dytë të Panairit të Europës Juglindore, të “Mekanikës Bujqësore dhe Linjave të Agropërpunimit” mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në vitin 2015 dhe 2016. Vazhdoi punë me importin duke porositur e blerë në grup traktorë dhe makineri bujqësore me një çmim mjaft të leverdisshëm. Disbursoi disa fonde të BE-së nga projekti IPARD LIKE dhe 13 anëtarë përfituan fonde grant dhe kredi me kushte lehtësuese nga bankat e nivelit të dytë. Ndërsa 54 anëtarë të tjerë të SHBB-së “Agroservisi Shqiptar” që bënë projekte investimi për të rritur sipërfaqen e tokës së kultivuar, aplikuan për asistencë dhe projektet e tyre u kualifikuan nga AZHBR, por në mënyrë të padrejtë nuk u mbështetën me fonde për blerje traktorësh dhe makinerish bujqësore nga Agjensia e Zhvillimit Bujqë- sor Rural. Si justifikim nga AZHBR në atë periudhë u tha se fondet u ishin hequr AZHBR-së dhe u ishin transferuar Emergjencave Civile për të përballuar dëmet nga disa fatkeqësi të motit. Gjithashtu Dega e Doganës Tiranë e ndëshkoi padrejtësisht këtë SHBB për disa pengesa që një doganier burokrat u krijoi operatorëve të garantuar nga SHBB, për të përfunduar në afat proçedurat e zhdoganimit të makinerive të panairit të mbajtur në vitin 2015 dhe 2016. Duke ua vonuar një ditë proçedurat, procesi i zhdoganimit të makinerive të ekspozuara në panair doli jashtë afatit që parashikonte ligji për regjimin e përkohshëm doganor. Dënimi me gjobë i SHBB “Agroservisi Shqiptar” nga Dega e Doganës Tiranë, për garancinë që u kishte dhënë pjesëmarrësve në panair, për regjimin e përkohshëm të mallrave që ata ekspozuan ishte rreth 10 milionë lekë. Me situatën që u krijua mbas kësaj gjobe u vendos që të pezullohej veprimtaria e kësaj SHBB-je deri në zgjidhjen e problemeve të krijuara kryesisht nga subjektet shtetërore AZHBR, Dega e Doganës Tiranë, disa Drejtori Rajonale të Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Rregjistrimit të Biznesit. Gjithashtu edhe shumë SHBB të tjera që u krijuan në atë periudhë u ndëshkuan padrejtësisht nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Sarandë me shuma dhjetra milionë lekë gjobë, kryesisht për problemet me TVSH. Federata që u krijua për mbrojtjen e interesave të SHBB-ve u refuzua të regjistrohej nga ish QKR, aktualisht Qendra Kombëtare e Biznesit, duke mos zbatuar edhe ligjin 38/2012 për SHBB, me justifikimin se duhej ndërhyrë në program dhe i duheshin akorduar fonde shtesë nga buxheti për këtë institucion. Rekomandimet e Agjensisë Japoneze për Kooperim Ndërkombëtar JICA dhe të disa donatorëve të tjerë, si dhe propozimet e kërkesat e përsëritura të KASH dhe EKR për amendimin e ligjit 38/2012 Për “Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor” nuk u vlerësuan dhe nuk janë shqyrtuar akoma nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Qeveria në vitin 2016 mori në konsideratë një propozim të bërë nga KASH dhe e ndryshoi strukturën e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural, dhe Administrimit të Ujërave, duke shtuar në strukturën e saj një sektor të veçantë për mbështetjen e kooperimit. Por ky sektor nuk funksionoi, sepse nuk u vlerësua nga drejtuesit e ministrisë dhe nuk u plotësua me personel të kualifikuar. Ky sektor nuk bashkëpunoi as me JICA-n, as me sektorin privat dhe për rrjedhojë nuk e realizoi objektivin për të cilin u ngrit. Në strukturën aktuale të MBZHR, ky sektor tashmë nuk ekziston për vitin 2018 e në vazhdim. Gjithashtu në vitin 2016, për mbështetjen e kooperimit u nënshkrua në atë periudhë edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis ish-ministrit të MBZHRAU, FED INVEST, KASH dhe EKR, por që në mënyrë të njëanshme u neglizhua dhe nuk u zbatua nga MBZHRAU edhe për arësye sepse nuk funksionoi sektori i dedikuar për të mbështetur procesin e kooperimit në ministri. Për të futur në rrugën e zgjidhjes problemet e organizimit të fermës dhe fermerëve, kooperimit dhe formalizimit të sektorit rural, kërkohet përveç mbështetjes së institucioneve publike të Shtetit Shqiptar edhe asistencë nga donatorët për:

  1. Mbështetjen e 64 SHBB ekzistuese duke i asistuar me fonde grant nga fondet e buxhetit të shtetit dhe ato të donatorëve, si dhe me ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë, për kualifikimin e drejtuesve të tyre, për nxitjen e krijimit të SHBB të reja në çdo fshat apo njësi administrative me veprimtari të spikatur prodhuese e eksportuese, si dhe garanci për financim të kredive me kushte lehtësuese për të realizuar veprimtarinë e tyre.
  2. Krijimin e kushteve dhe nxitje të procesit të binjakëzimit të SHBB-ve shqiptare me simotrat e tyre sipas fushave përkatëse në vende të tjera të zhvilluara që vlerësohen se kanë një histori suksesi.
  3. Mbështetje për realizimin e projektit të propozuar nga Shoqatat e Biznesit dhe Agrobiznesit në Shqipëri, për të mundësuar formalizimin e sektorit përmes realizimit të Kartës Elektronike të Fermerit, Regjistrit Elektronik të Fermës dhe Qendrës Kombëtare të Agrobiznesit.
  4. Bashkëpunim më të mirë me Shoqatat që janë përfaqë- suese reale të Agrobiznesit në Shqipëri, për të përmirësuar efiçensën në procesin e informimit, promovimit dhe mbrojtjes së interesave të SHBB-ve edhe në kuadër të zhvillimit të bujqësisë sociale dhe të zonave rurale në Shqipëri.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here