Gjithçka që nuk dini për boronicën e kultivuar

0

Ndonëse me veti shumë të larta ushqyese, si pjesë e grupit të bimëve malore, në krahasim me bimë të tjera, kultivimi i boronicës në formë të planifikuar ka filluar dukshëm më vonë. Prejardhja e boronicës së kultivuar ështënga Amerika Veriore, ku edhe në ditët e sotme ato shtete mbajnë vendin e parë për sa u përket rendimenteve dhe shtimit të sipërfaqes së mbjellë. Boronica haset në formën e egër dhe atë të kultivuar. Dallimet midis formës së egër, me të cilën pothuaj jemi familjarizuar, dhe asaj të kultivuar janë:

  1. Madhësia e frutave – boronicat e egra kanë kokërr dukshëm më të vogël sesa të kultivuarat dhe me ngjyrë më të mbyllët.
  2. Vetia oksiduese është më e lartë te boronicat e egra.
  3. Shtrirja gjeografike, boronicat e egra zhvillohen vetëm në lartësi (mbi 700 m nga niveli i detit, ndërsa forma e kultivuar nuk ka kërkesa tëveçanta përsa i takon lartësisë mbidetare, për shkak të kushteve që krijohen për kultivimin esaj nga njeriu.
  4. Shija – forma e kultivuar ka shije më të ëmbël dhe është më pak e lëngshmë, ndërsa boronica e egër ka shije më të thartë dhe është më e lëngshme.
  5. Pjekja – disa varietete të boronicës së kultivuar fillojnë pjekjen në qershor, ndërsa boronica e egër e fillon pjekjen gjysmsën e dytë të gushtit.
  6. Qëndrueshmëria – boronica e egër është më e qëndrueshme meqë zhvillohet pa ndikimin e njeriut dhe me konfrontim direkt ndaj kushteve atmos atmosferike. Boronica e kultivuar, meqë kushtet e zhvillimit i krijohen nga njeriu,është më pak e qëndrueshme ndaj kushteve të jashtme atmosferike.

Shumë njërëz hasin në vështirësi në momentin e përzgjedhjes mes të këtyre formave të boronicës, por fakt është se të dyja janë shumë të shëndetshme. Prandaj rekomandohet që të konsumohen të dyja, duke marrë parasysh se koha e pranisësë tyre në treg është e ndryshme. (Kurora e Gjelber)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here