Gjirokastër, dhjetëra hektarë tokë bujqësore drejt moçalizimit

0

Në Gjirokastër, pas gati 3 vitesh nga përmbytja e vitit 2015, ku shumë fermerë pësuan dëme të mëdha në prodhime bujqësore, duket se do të kenë sërish një situatë të vështirë edhe këtë vit nëse organet kompente nuk marrin masa. Kështu, me ardhjen e stinës së dimrit ka problematika që ndikojnë drejtpërdrejtë në tokat e mbjella. Dhjetra hektarë rrezikojnë të kthehen në moçale. Situata shqetësuese është përcjellë nga agronomi Lazim Lazaj, i cili bën kërkesë imediate për marrjen e masave. Sipas agronomit në disa zona kanë shpërthyer kanalet dhe duhen bërë sërish investime në argjinaturë, pasi fermerët rrezikojnë të mbjellat. “Ka kanale që  derdhen në parcela, por aty ka të mbjella, si për shembull, ka toka me lajthi në fshatin Cepunë. Pikërisht aty janë çarë anët e kanalit dhe kanë nevojë për investim dhe riparim. Problemi është i argjinaturave të lumit, sidomos në lumin Kardhiq. Që prej 3 vitesh që ndodhi përmbytja, ka shpërthyer kanali në Zenelaj siç e quajnë, dhe i gjithë uji ka vërshuar në një sipërfaqe prej 30-40 hektarë. Kemi bërë një plan dhe do i kërkojmë kryetarit të Bashkisë të ndërhyjë së bashku me bordin e kullimit me fadroma dhe mjete të modernizuara për të rregulluar argjinaturën, pasi shiu i parë që do të bjerë do të prishë gjithë prodhimet”, thotë Lazim Lazaj. Reshjet e dendura të shiut në fillim të muajit shkurt 2015 shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Drino dhe Vjosë në qarkun Gjirokastër duke përmbytur rreth 3000 ha tokë bujqësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here