Gjendet zgjidhja për të frenuar “pushtimin” e tokës nga deti

0

 

Zona e Kunes në Shëngjin pas disa dekedash ndoshta nuk ekzostojë më. E rrezikuar nga rozioni detar një prej perlave më të bukura të bregdetit shqiptar kërcënohet seriozisht nga ky fenomen. Alarmi është dhënë prej vitesh, ndërsa ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme Jak Gjini specialist mjedisi në Lezhë thotë për Fax Neës se  zona e Kunes mund të ruhet nga pushtimi i detit vetëm me ndërtimin në det të dallgëkthyesve dhe mbjelljen e “dunave” (pemë). Situata është agravuar kohët e fundit për shkak të rreshjeve të fundnëntorit pasi baticat i janë afruar edhe rrugës duke krijuar një problematikë mjaft të madhe në zonë.

Me dhjetëra pisha qindravjecare janë rrëzuar ndërsa specialistët këshillojnë mbjelljen e menjëhershme të shkureve, lisit apo frashërit.Vec zhdukjes së tokës Launa e Kune-Vainit rrezikon të humbasë jo vetëm shpendët rezidentë  të saj,por dhe ata kalimtarë.Edhe banorët flasin për një situatë alarmante që ka vite që është e tillë. Si pasojë dhjetëra hektarë tokë janë zhdukur, ndërsa deti ka avancuar rreth 50 metra brenda tokës.

Martin Marku/TV Fax News

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here