Frymëzojne të rinjtë e Pukës, nuk rrinë në kafene, por merren me bletari

0

Bletaria tashmë po kthehet në traditë për familjet e zonës së Pukës në veri të Shqipërisë. Ndryshe nga sa ndodh në zonat e tjera ku me mbarështimin e bletëve merren kryesisht  kryefamiljarët, në Pukë nuk ndodh kështu. Veç grave, tashmë dhe të rinjtë po e shikojnë si një mundësi të mirë  bletarinë, pasi krahas  asaj që konsiderohet si punë që vjen si pasojë e pasionit, është edhe një mundësi e mirë fitimi.

Së fundmi komunitetit të bletarëve pukjanë iu shtua dhe një grup të rinjsh të cilët brenda një harku të shkurtër kohor arriten të dalin dhe në treg me logun e tyre “Bletarët e rinj”

Klodian Cara është një nga pjestarët e grupit.

Klodi një i ri i diplomuar për veterinari tregon se çdo gjë nisi nga një kërkesë në shoqaten “Agro-Puka”, e cila fale fondeve të qeverisë suedeze mbeshtet fermerët e blegtorët e zonës që përmes vetëpunësimit gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre.

 

NE FOTO KLODIAN CARA

“Kërkesa jonë bordit të “Agro-Pukës” ju duk interesante, ndaj dhe na mbështeten, fillimisht për të krijuar rrethin e studimit, pastaj trajnimet e ndryshme mbi mbarështimin e bletëve e më pas në marrjen e eksperiencave tek bletarët lokale, ata të Kosovës dhe  Çekisë si vende që janë të njohura për mbarështimin e bletëve.”

Në nuk u mjaftuam me kaq- tregon  Klodi- teksa shton se me asisitencen e “Agro-Pukës” konkuruan me projekte dhe prane Korpusit të Paqes.

“Ideja jonë u duk shumë interesante dhe u mbështetem me një projekt nga i cili tashmë kemi perfituar bletë dhe çdo paisje te nevojshme për  mbarështrimin e bletarise.”

Ai tregon se bashkë me të rinjtë e tjerë janë shumë të lumtur që u mbështeten, e sot një  vitë  pas fillimit të ëndrrës së tyre  kanë arritur të dalin në treg me prodhimet dhe logon e tyre identifikuese.

Klodi thotë se kjo ishte gjëja me e bukur në jeten e tij, dhe ai nuk nguron të drejtoj një apel për të gjithë bashkemoshatarët e tij: “Bletaria nuk është vetëm prodhimi i mjaltit dhe i polenit, ajo është një  baze e mirë  për industrinë e farmaceutikës dhe kozmetikës, ndaj duhet vlerësuar jo vetëm si një mundësi vetëpunësimi, por dhe një shans i mirë për një jetë me dinjitet përmës të cilës jeton me pasion dhe krijon të ardhura.

Puka numëron dhjetëra parqe bletësh nga të cilat sigurohet një sasi e konsiderueshme mjalti nga  kullotat e pasura qe ofron veriu i vendit për bletarinë.

Mjalti i Pukës së bashku me kërpudhen, boronicën dhe bimët e tjera medicinale mbajnë etiketën  e prodhimeve të kësaj zone edhe në tregjet e njohura europiane dhe janë çertifikuar si produkte organike me vlera të jashtëzakonshme.(A.Mehaj)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here