Fruthi, epidemia që kërcënon Ballkanin, konfirmohet viktima e parë në Serbi

0
Boy and vaccine syringe

Serbia ndodhet pranë shpërthimit epidemik të sëmundjes së fruthit. Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi Zlatibor Lonçar i tha shtypit  se një burrë nga Beogradi i cili nuk ishte vaksinuar kishte vdekur nga kjo sëmundje. “Sëmundja infektive është përhapur në të gjithë Serbinë që nga rasti i parë i raportuar në nëntor”, raporton BIRN.

Ministri u tha mediave se sëmundja kërcënon kryesisht ata persona që nuk janë  vaksinuar nga fruthi, ndërsa u bëri thirrje prindërve të mbrojnë shëndetin e fëmijëve të tyre.

Vdekja e pacientit nga Serbia  erdhi si pasojë e sëmundjes së përparuar të fruthit i kombinuar me pneumoni e cila është një ndërlikim i zakonshëm dhe i mundshëm i sëmundjes. Pacienti u paraqet në spital më 22 dhjetor. BIRN thotë se, “sipas një raporti nga Instituti për Shëndetin Publik, që nga tetori ka pasur 390 raste të fruthit në Serbi”. Thuhet  se sëmundja është përhapur nga Kosova, në pjesën veriore prej së cilës janë regjistruar 264 raste.

Që nga shtatori i këtij viti, edhe Greqia është përballur me qindra raste të fruthit.

Fruthi nuk ka të bëjë vetëm me fëmijët, prandaj edhe mjekët ose punonjësit e shëndetësisë tërheqin vëmendjen e qytetarëve të moshuar.

Për fat të keq, Greqia gjithashtu ka regjistruar një vdekje që nga shpërthimi i sëmundjes në maj 2017; një fëmijë njëmbëdhjetë-muajsh i lindur në një familje rome vdiq në tetor.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here