Flotë peshkimi për përpunimin e mëtejshëm industrial

0

Industria shqiptare e prodhimit dhe tregtimi të produkteve të peshkut të konservuar do të pajiset me një flotë të re peshkimi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, gjatë një vizite në fabrikën e ambalazhimit të peshkut në Lezhë.

Sipas Qatos, nevoja për krijimin e një flote të re lidhet me zhvillimin e menjëhershëm të kësaj industrie.

“Kjo problematikë do të adresohet me qëllim rritjen e prodhimit të brendshëm dhe nxitjen e ekonomisë vendase.”

Kjo industri është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar, ku sipas ministres, gjatë këtyre viteve ajo ka arritur një pozicion ekselence në tregun e produkteve të peshkut.

“Produktet e Lezhës mund ti gjeni në stendat e supermerkatave europiane, aziatike dhe amerikane’, shtoi më tej Qato.

SCAN

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here