Fieri “shpirti” i bujqësisë shqiptare

0

Rajoni jugperëndimor i Fierit, i njohur si buka e bujqesise së Shqipërisë, prodhon rreth një të tretën e perimeve në gjithë vendin dhe në total një të katërtën e të mbjellave ,duke e bërë bujqësinë në këtë rajon një sektor kyç përveç industrisë së saj të naftës që është ngadalësuar tre vitet e fundit për shkak të rënies se çmimeve ndërkombëtare të naftës.Për shkak të ultësirave të saj pjellore, Fieri prodhoi rreth 370,000 tonë  perime në vitin 2016, rreth një e treta e totalit të vendit në një sipërfaqe prej 9,310 hektarësh, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Rajoni jugperëndimor ka një avantazh të madh në krahasim me 11 rajonet e tjera shqiptare në prodhimin e perimeve të freskëta, pjeprit, mjaltit, por dhe drithrave si grurë, misër por dhe ullinj. Kur është fjala për prodhimin e agrumeve, është rajoni jugor i Vlorës që prodhon rreth 60 për qind të prodhimit të përgjithshëm, kryesisht falë kooperativave të mandarinës në Xarre të  Sarandës.

Prodhimi i frutave dhe perimeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit, duke përmbushur shumicën e nevojave të vendit dhe rritjen e eksporteve.

Eksportet e perimeve u 5 fishuan ose  5.4 miliardë lekë (39 milionë euro) në vitin 2016, krahasuar me vetëm 1 miliard lekë (7.9 milionë euro) deri në vitin 2012, sipas INSTAT-it.

Në Fier jetojne 302 mijë banorë, ose 11% e popullsisë së vendit. Sipërfaqja e tij është 1,890 km2 me një densitet të popullsisë prej rreth 164 banorë / km2.

Rajoni i Fierit është shtëpia e fushës së naftës Patos-Marinzës, ku prodhimi i naftës është ngadalësuar pas rënies në 2014 të çmimit ndërkombëtare të naftës. Ndërkohë, qarku i Lushnjës, pjesë e rajonit të Fierit, njihet si hambari i drithërave të bujqësisë shqiptare për shkak të tokave pjellore . Bujqësia është një sektor kyç në ekonominë shqiptare, por zë vetëm 20% për qind të PBB-së, duke zbuluar produktivitetin e ulët që është penguar nga fragmentimi i tokës bujqësore, financime të dobta adhe teknologjia e vjetër. Kapacitetet e ujitjes mbeten një pengesë kryesore mbarëkombëtare duke filluar nga 17 për qind në Berat deri në 45 për qind në Fier dhe Korçë dhe 47 për qind në rajonin verilindor të Dibrës, pavarësisht se Shqipëria është një nga vendet me burimet më të mëdha të ujit për frymë në Europë. Përveç kësaj, fermerët gjithashtu ankohen për çmimet e larta të karburantit dhe mungesën e rimbursimeve që ka rritur  kostot e prodhimit dhe duke i bërë ato jo-konkurruese për vendet e rajonit që ofrojnë subvencione.

Një iniciativë e qeverisë për të formalizuar sektorin duke ofruar niptin tatimor për fermerët në këmbim të pagesës së sigurimit të detyrueshëm dhe rimbursimet e përfitimit ka tërhequr vetëm disa dhjetra  fermerë deri tani dhe qeveria thotë se synon të rishikojë sistemin e pensioneve për fermerët.

Sektori i bujqësisë edhe pse është rritur përballet me faktorë ekstra që ka rrezikuar sektorin sic janë atoqë lidhen me motin, si përmbytjet, ngricat dhe thatësirat e zgjatura.

Thatësira e zgjatur me të cilën Shqipëria u përball verën e kaluar pari një ndikim negativ në bujqësinë e Shqipërisë, veçanërisht në prodhimin e misrit.Ndërsa po këto ditet e fundit sektori u përball me një sfidë akoma më të madhe sic janë përmbytjet.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here