Fermeri nga Zharrëza që nuk lodhet së kultivuari zarzavate

0

Deputetja socialiste e Fierit Antoneta Dhima vijon të publikojë në profilin e saj në FB portrete fermerësh që kanë investuar në tokat që kanë.

Në postimin më të fundit ajo fokuson fermerin Agim Çepele nga fshati Verbas i komunës Zharrëz që tregton shumëllojshmëri zarzavatesh në serat e tij.

“Pasi ka realizuar me sukses shitjen e domateve dhe trangujve të mbjellë në këto sera, brenda një periudhe të shkurtër ka realizuar përsëri mbjelljen e tyre me domate dhe speca të cilat janë gati për shitje jo vetëm për tregun e brendshëm, por edhe për eksport” shkruan deputetja.

Më tej ajo poston dhe foto nga serat e fermerit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here