Fermerët nuk mbjellin më grurë, por perime

0

Fermerët pothuajse në të gjithë vendin po orientojnë, aktivitetin e tyre bujqësor drejt prodhimit të perimeve dhe frutikulturë.

Ndonëse ka filluar sezoni i korrjes së grurit, specialistë të bujqësisë shpjegojnë se, vite më parë fermeret një pjesë të konsiderueshme të tokës e mbillnin me grurë, ndërsa sot ata i janë drejtuar kulturave të tjera, kryesisht perimeve.

Kjo pasi ka rënë ndjeshëm interesi për mbjelljen e grurit. Spesialistët tregojnën se kultivimi i grurit ka kosto tepër të lartë, ndërsa çmimi në treg për shitjen e tij është mjaftë i ulët. Madje sipas tyre, edhe atë pak grurë që vazhdojne ta mbjellin e përdor si ushqim për blegtorinë.

Fermerët i janë larguar kultivimit të grurit duke e ulur ndjeshëm sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë bujqësore, e cila vite me parë kryesonte rendimentet e prodhimit bujqësor shqiptar.

Nevojat e vendit për drithra sot mbulohen nga importi dhe një sipërfaqe e vogël kultivohet me grurë, ku tashmë ka filluar korja e tij. (ATA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here