Fermerët e Pukës: Do krijojmë markën e djathit të dhisë

0

Fermerët e Pukës të grupuar në shoqatën “Agro Puka” synojnë të krijojnë markën e tyre të djathit të dhive. Shoqata kontribuon në zhvillimin e integruar të zonës përmes promovimit të rritjes ekonomike dhe rurale. Zona e Pukës është e njohur për natyrën e saj alipine.

Kjo shoqatë me mbështetjen e Agjencisë suedeze Sida, po punon për zhvillimin e zinxhirit të vlerës në sektorin e blegtorise, sektor i cili  gjeneron të ardhura tëkonsiderueshme për banorët e zonës deri ne 52% . Pothuajse çdo familje në zonat rurale te Pukes ka bagëti. Aktualisht, ka vetëm dy njësi për përpunimin e qumështit, por nuk ekziston një njësi për mbledhjen e qumështit dhe nënproduktet e tij. Kjo do të ndihmonte për të krijuar një cikël të plotë të prodhimit, mbledhjes, magazinimit dhe përpunimit të qumështit. Kjo do të ndihmonte tek e fundit  në rritjen e stabilitetit ekonomik të zonave rurale.-ATA

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here