Fabrika më e madhe në Itali që prodhon në mënyrë artizanale përmes rrotave gjigande të granitit vajin e ullirit ekstra të virgjër-VIDEO

0

Në Monopoli, në jug të Italisë gjendet një fabrikë gjigande ku vaji i ullirit ekstra i virgjër prodhohet në mënyrë artizanale, ku kokrrat e ullirit shtypen përmes një rrote gjigande graniti. Ky mulli artizanal prodhon rreth 800 litra në ditë vaj ulliri ekstra të virgjër, duke shtypur rreth 5.000 kg ullinj. Ka disa lloje vaj ulliri në botë, por që ky të quhet ‘ekstra virgjër duhet që ullinjtë të shtypen brenda 24 orëve. Ata gjithashtu duhet të jenë  nën ‘presion të ftohtë’, që do të thotë që vaji që nxirret  mekanikisht të jetë në temperaturën e dhomës pa përdorimin e nxehtësisë apo kimikateve.

Ndërsa fabrikat moderne përdorin bateri çeliku për të shtypur ullinjtë, zakonisht në këto mullinj artizanalë shpesh përdorin modën e vjetër atë të shtypjes së ullinjve me rrota granitesh gjigande.Në këtë fabrikë ullinjtë hyjnë në mulli përmes një rripi transportieri, duke u pastruar nga mbi 90% e gjetheve.

Pastaj ato ngjiten në një makinë zierje që ndihmon në thyerjen dhe më pas shtypjen e tyre në një proces që zgjat për afro 2 orë e gjysëm.

Së fundi, vaji ndahet nga uji dhe kështu është i gatshëm për tu shitur, ose për t’u filtruar për t’u dhënë një pamje më të qartë. Filtrimi bëhet përmes një gypi dhe leshi pambuku. Ndërsa vaji i filtruar ka jetëgjatësi më të gjatë, por ka më pak shije se ai i pafiltruar..

Videon e këtij procesi interesant e shihni tek ky link

http://www.businessinsider.com/olive-oil-mill-in-monopoli-puglia-italy-make-extra-virgin-oil-cold-pressed-2018-1

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here