Evitimi I përmbytjeve, zgjidhja “bujqësia e kripur”

0

Një nga ekspertët kryesorë të ndryshimit të klimës në Evropë, përmblodhi më së shumti sfidat ekstreme me të cilat ballafaqohen fermerët në botë, në një konferencë të industrisë në Universitetin e Lincoln të Britanisë së Madhe.Profesor Pier Vellinga  u bashkua me një ekip hulumtuesish nga Instituti Lincoln i Universitetit për Teknologji Agroushqimore (LIAT) për të shqyrtuar ujin dhe përmbytjet  të lidhura këto me industrinë bujqësore, dhe rrugët e zgjidhjes për këto probleme të ngutshme.

Ai lancoi për herë të parë idenë e “bujqësisë së kripur” ose ndryshe  procesin e  përshtatjes së teknikave bujqësore në tokë të kripura – e cila mund të jetë e rëndësishme për fermat bregdetare në rrezik përmbytje.

Profesor Vellinga  hartoi një studim dhe e diskutoi atë që në thelb ka  “bujqësinë e zonës bregdetare të Detit të Veriut në kohën e rritjes së nivelit të detit”. Ai paraqiti statistika kyçe mbi rritjen e temperaturës globale, humbjen e masës së akullit si nga Grenlanda dhe nga Antarktidat, ashtu edhe nga devijimi i nivelit të detit gjatë viteve të fundit, para shqyrtimit të disa prej taktikave të suksesshme të përdorura nga Holanda për të mbrojtur bregdetin në rrezik. Këto përfshijnë të ashtuquajturat ‘super-diga’, duke krijuar barriera të reja dhe ishuj, si dhe zhvillime në bujqësinë e kripur – për shembull, duke bërë që bimët ekzistuese të ujërave të freskëta të jenë më tolerante ndaj kripës përmes një procesi mbarështimi dhe seleksionimi……

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here