Europa ka nevojë për një politikë gjithpërfshirëse ushqimore(raporti)

0

Europa ka nevojë të revolucionarizojë  qasjen e saj ndaj ushqimit, duke u përqëndruar në qëndrueshmërinë dhe shëndetin për të trajtuar sfidat e shumta të së ardhmes, thuhet në një raport të BE të publikuar ditët e fundit. Nga obeziteti dhe sëmundjet kronike, tek ekonomia lokale dhe ndryshimet klimatike, problematika ushqimore mbulon një gamë të gjerë politikash. Por politikëbërja e sotme për ushqimin është jokoherente, me kompetenca të ndara midis niveleve kombëtare dhe atyre të BE-së dhe midis departamenteve të ndryshme në Komisionin Evropian-thuhej më tej në Raport.  Një opinion i paraqitur nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC – përfaqësues i shoqërisë civile në BE) theksonte sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Evropa dhe se si një politikë me të vërtetë gjithëpërfshirëse ushqimore mund të ndihmojë në përmbushjen e tyre. “Nëse BE do të ishte ‘rilindur’ sot, do të krijonte një politikë gjithëpërfshirëse ushqimore që synon të krijojë dietat e qëndrueshme nga sisteme ushqimore të qëndrueshme, duke lidhur prodhimin bujqësor me shërbimet ushqimore dhe ekosistemit dhe duke siguruar zinxhirët e furnizimit që mbrojnë shëndetin publik për të gjithë shoqërinë europiane” thuhet në Raport. Duke folur për raportin autorët e tij shtruan pyetjen” Cilat ushqime prodhojmë dhe si?” Autorët thonë se ka shumë  mënyra në të cilat bujqësia organike mund të inkurajohet nëpërmjet taksimit të disa proceseve ose substancave të dëmshme në prodhimin tradicional të ushqimit dhe vendosjen e teknologjisë për të bërë fermat më efikase.”Dhe konsumimi i mishit tonë në botën perëndimore thjesht nuk mund të vazhdojë,” tha ai, duke shtuar se 15,000 litra ujë ishin të nevojshme për të prodhuar një kilogram mish viçi.

Rreth 30% e ushqimit hidhet si mbetje në BE sipas vlerësimeve zyrtare dhe kjo sipas autorëve të raportit , trajtimi i një cështje të tillë kërkon veprime në shumë nivele,duke përfshirë monitorimin e industrisë dhe edukimin e publikut për vlerën e ushqimit.

“Konsumatorët duhet të mësojnë të shohin ushqimin e tyre ndryshe nga produktet e tjera, si gomat e makinave”, thonë ata “Ushqimi është shumë i lirë, nuk ka dyshim për këtë.”

FAO publikoi kohët e fundit një raport në të cilin arriti në të njëjtin përfundim: çmimet e paguara nga konsumatorët nuk i marrin parasysh faktorët si ndikimi i mjedisit, përdorimi i energjisë dhe transporti.Edhe etiketimi i ushqimeve sipas raportit duhet të bëhet në mënyrë më të mencur.

Raportuesit gjithashtu bënë  thirrje për miratimin e një sistemi të etiketimit të mençur si pjesë e një politike gjithëpërfshirëse ushqimore, për të zvogëluar kompleksitetin e sistemeve të ndryshme kombëtare për prodhuesit në tregun e vetëm dhe për të përmirësuar informacionin në dispozicion të konsumatorëve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here