Ekstrakti i kanabisit blihet lirisht në farmacitë në Maqedoni

0
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Produktin i shumëkërkuar në treg, ekstrakt kanabisi 100% organik tani gjendet në pothuajse çdo farmaci në Maqedoni, pa recet. Ajo që në gjuhën mjekësore quhet FREYHERR po ndihmon një numër të madh të njerëzve me probleme të ndryshme, por edhe si preventivë.

Çfarë është CBD (kanabidiol) dhe për çfarë përdoret?
Një nga përbërësit kryesor të pranishëm te kërpi që ka cilësi shumë të dobishme për organizmin tonë është kanabidiol (CBD). Ai është një nga përbërësit më të hulumtuar të bimës dhe ka rol shumë të rëndësishëm në procese të ndryshme të trupit tonë, nga brendësia e qelizës deri në punën e organeve dhe sistemet fiziologjike. Kanabidioli nuk është toksik dhe nuk ka veprim psikoaktiv dhe kjo e bën tërësisht të sigurt për përdorim në çdo periudhë të ditës, qoftë si preventivë ose për shërim. Ai vepron si homeostatik, mban balancën në organizmin tonë dhe kjo e bën pjesë të rëndësishme të shprehive të përditshme për jetë të shëndetshme.

Efektet terapeutike të CBD (kanabidiol)
Studimet e deritanishme shkencore tregojnë se CBD (kanabidiol) ka efekte shumë të dobishme terapeutike me veprim pozitiv për organizmin e njeriut.

-Ankth, gjendje stresi, depresion
CBD paraqet mjet të shkëlqyer për përballje me stresin dhe shqetësimet e përditshme falë veprimit të tij jo sedativ dhe qetësues. Është dëshmuar se ndihmon në përballje me sulmet e frikës dhe panikut. CBD ka cilësi antidepresuese dhe vepron në të njëjtët receptorë si edhe shumica e antidepresantëve.

-Spazma muskulore dhe dhimbje të natyrave të ndryshme
Për shkak të posedimit të veprimit të fuqishëm anti- inflamator dhe analgjetik, CBD përmirëson lloje të ndryshme të dhimbjeve dhe është veçanërisht efektiv në përballje me sëmundjet kronike. Ndihmon në dhimbje neuropate, si dhe në lloje të ndryshme të sëmundjeve inflamatore. CBD vepron edhe në relaksimin e muskujve që ka dëshmuar se ndihmon në të gjitha sëmundjet dhe gjendjet që shoqërohen me spazma muskulore.

-Inflamacione kronike dhe sëmundje autoimune
Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se CBD zvogëlon krijimin dhe lirimin e citokinëve inflamator që shkaktojnë alergji, hipersenzitet dhe sëmundje autoimune. CDB inhibon krijimin e qelizave inflamatore dhe me këtë zvogëlon inflamacionin kronik. Këto veti bëjnë CBD efikase ndaj sëmundjeve autoimune të zemrës, lëkurës, gjëndrave, sistemit digjestiv, indeve, muskujve, sistemit nervor dhe vaskular, si dhe të sëmundjeve autoimune sistematike.

-Veprim antioksidues dhe neurombrojtës
Si antioksidues natyror shumëfish më i fortë se vitaminat C dhe E, CBD vepron si parandalues i shumë sëmundjeve. Me veprimin e tij neurombrojtës, CBD ndihmon gjatë mielopatit degjenerativ dhe gjendjeve të tjera degjenerative kurrizore dhe nervore. Është dëshmuar se ndihmon tek pacientët me ALS, sëmundje Alchajmeri dhe Parkinsoni. Studimet tregojnë se CBD mbron trurin nga zhdukja e qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira dhe toksinet. Gjithashtu është dëshmuar se CBD zvogëlon dëmet e shkaktuara nga zvogëlimi i oksigjenit në inde, që zakonisht shkakton goditje në tru dhe trauma tjera në kokë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here