E veçantë në Tepelenë, në vend të ujit pijnë dhallë dybeku

0

Dhallën e përpunuar në dybek, të gjithë e njohin dhe e kanë shijuar të paktën një herë në jetë.

Një pije aperitive, tretëse dhe shumë e këshillueshme nga dietologët për përdorim pas ngrënies, sidomos pas drekave apo darkave të rënda.

Është tretës i përkryer dhe përdoret më së shumti në ditët e nxehta.

Dhallën e përpunuar në dybek të gjithë e njohin

Çudia ndodh në një lokal modest Bar-Retaurant në pikën kufitare midis Qarkut Fier dhe Tepelenës, ekzaktësisht në Krahës Tepelenë, km 6 i autostradës Levan-Tepelenë.

Në këtë lokal pihet dhalla e dybekut njëlloj si dhe uji.

Administratori, Nardi Dule na thotë për Lajm-Shqip:

“Kam tre vjet që e kam marrë lokalin me qera së bashu me xhaxhain tim. Gatuajmë të gjitha gjërat tradicionale me furnizime bio të zonës. Konsumi i dhallës së dybekut na ka tërhequr vëmendjen. E preferojnë shumë, ndaj i kemi kushtuar rëndësi kësaj pije.”

 

Madje Dule tregon se dhe turistët që kanë qëndruar kalimthi për në jug kanë pirë dhe kanë marrë me vete dhe në sasi me arka.

 

Mbledhim çdo ditë qumështin që shesin banorët e zonës dhe kryejmë vetë fermetimin në lokal. Madje kemi blerë dhe dy dybekë për “rrahjen”e kosit për ta nxjerrë dhallë. Kemi të punësuar një fuqi punëtore vetëm për ketë proces pune. Këtu pihet dhalla me shumicë, si në verë ashtu edhe në dimër..

Një ditë kemi shitur 470 shishe gjysëmlitroshe vetëm me dhallë dybeku…”, e mbyll rrëfimin e tij Dule.V.Muçaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here