E rrallë, banorët protestojnë kundër prerjes së pyjeve

0

Pylli që ndodhet mbi fshatin Topvë në Zagori po masakrohet dita-ditës nga prerja e paligjshme e drurëve. Ky masiv pyjor ka funksione mbrojtës, pasi errozioni këtu është mjaft i përhapur dhe rrezikon banorët, tokën dhe shtëpitë në zonën lindore.Për këtë arsye banorët e kanë ngritur me shqetësim te autoritetet vendore në Gjirokastër prerjen e drurëve, madje e kanë përcjellë këtë shqetësim deri te Ministria e Mjedisit dhe deputetët e zonës, por deri tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë.

Banorët thonë që nëse duhen prerë zona ka mjaft rrepe të tharë shekullorë. Ata kanë propozuar që këto pemë të degraduara të priten dhe drutë e tyre të përdoren për 16 shkollat që ka zona, por pylli mos preket. Por edhe ky propozim ka rënë në vesh të shurdhët.

Shqetësimi u përcoll për bionews.al nga specialisti i pyjeve Haki Kola

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here