Ne Zhurë ku fermeret kërkojnë vetëm t’u regjistrohen tokat(FOTO/VIDEO)

0

Fshati Zhurë është vetëm 17 km larg Tiranës, me afro 100 shtëpi. Por banorët prej kohësh jetojnë në modestinë e tyre dhe gjithçka në jetë e kanë zgjidhur vetë. Pakkush nga fshatarët e lidh puna me qeverinë në Tiranë. Këtu duken vetëm një herë në vit, të detyruar të paguajnë taksën e tokës prej 5000 lekësh pranë bashkisë së Tiranës.

Të gjithë fshatarët kanë përfituar tokë nga ligji 7501, por vetëm 10% e tyre e ka tokën të regjistruar. Mosformalizimi i tokës iu mohon atyre shumë avantazhe që mund  të kenë,  duke filluar nga kreditë në ndihmë të bujqësisë e deri te grantet e Bashkimit Europian.

Masar Dedei është njëri nga banorët e fshatit i cili nga pronat e familjes, por dhe ligji 7501 ka fituar 4 dynymë. E gjithë sipërfaqja e tokës është e mbjelle dhe e shtruar me sera.

Dedei mbjell në to sallatë, spinaq,rukola etj. Gjithçka e krijuar vetë prej 25 vitesh. Ka hapur tre puse, ndërsa bimët ujiten rrënjë më rrënjë përmes një sisemi ujitje që edhe atë e ka ngritur vetë. Uji merret nga pusi dhe përmes këtij sistemi kalon nëpër tubacionet që përfshijnë gjithë serat duke spërkatur bimët një nga një . Fillimisht sallatën e mbjell  ne kubikë të veçantë dhe më pas bima e rritur rimbillet në parcelat e serave.

Me këtë prodhim që del 3-4 herë në vit, familja e tij, gruaja dhe dy djemtë jetojnë normalisht. Por për kryefamiljarin ambicjet janë më më të mëdha. Ai ka hedhur gjithë kursimet e jetës te kjo pronë dhe nuk trembet të investojë dhe në kultura të tjera bujqësore nese do kete mbeshtetje.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here