Doni të dini çfarë ndodhi sot në Libofshë? (FOTO)

0

Në Njësinë Administrative Libofshë  u organizua festa e titulluar “FESTA E SHQIPES”, ku janë shpalosur të gjitha vlerat trashëgimore, kulturore, zakonore e krahinore të traditës së zonës së Myzeqesë. Ky aktivitet vjen për të dytin vit radhazi dhe zhvillon më tej turin e aktiviteteve promovuese të trashëgimisë, “Hajd Dalim Nga Myzeqeja”. Në një panair të ngrohtë familjar u prezantuan të gjitha produktet e agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë së zonës. Grupet e sazeve dhe valleve të famshme të zonës së Libofshës performuan nëpërmjet një koncerti vallet dhe këngët tradicionale të Myzeqesë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here