Dhoksati përzgjidhet në 100 fshatrat për turizëm rural

0

Dhoksati

Fshati Dhoksat i Njësisë Administrative Lunxhëri, pjesë e Bashkisë Gjirokastër përzgjidhet për t’u përfshirë në programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural.

Programi i posaçëm kombëtar “Programi i Integruar për Zhvillimin Rural”, financuar nga Bashkimi Europian dhe disa donatorë të tjerë, parashikon përfshirjen e 100 fshatrave shqiptar për mbështetjen e projekteve për zhvillimin e argoturizmit dhe turizmit rural.

Gjatë fazës së parë të përzgjedhjes Bashkia Gjirokastër aplikoi pranë Agjensisë së Zhvillimit Rajonal 4 (AZHR4) me dosjet e tri fshatrave të kësaj bashkie.

Përkatësisht fshatrat Dhoksat, Lazarat e Picar.

Në përfundim të procesit të konkurimit dhe vleresimit, komisioni i AZHR4 përzgjodhi fshatin Dhoksat.

Ekspertët e turizmit të njësisë administrative Lunxhëri kanë nisur përgatitjen e dosjes së plotë për të kaluar në fazën e dytë të përzgjedhjes.

Gjatë kësaj faze te re, në fshatrat e përfshirë në këtë paketë zhvillimore, përcaktohen të gjitha modalitetet përsa i takon përfitimit të financimeve.

Kryesisht me investime të integruara për projekte që lidhen me përmiresimin e infrastrukturës.

Po ashtu, me vlerësimin e aseteve tradicionale, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e kapitalit njerezor.

Fshati Dhoksat është një nga fshatrat më piktoresk të krahinës së Lunxhërisë.

Fshati ka në listën e monumenteve edhe disa kulla dhe banesa.

Përveç kostumit të rrallë popullor “lunxhe”, traditës shekullore të ndërtimit të urave dhe krojeve.

Një muaj më parë Bashkia Gjirokastër ka përfunduar një incestim në përmirësimin e infrastukturës rrugore të kësaj zone.

Duke mundësuar në këtë mënyrë lehtësimin e turistëve që vizitojnë fshtrat e njësine administrative të Lunxhërisë.

Për Lajm Shqip

Engjëll Serjani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here