Detoksi i mëngjesit pije që ju shëron nga dimri dhe ju bëjnë të ndiheni mirë

0

E ndërsa dimri mund të ketë shtuar disa kg në trupin tonë duhet të mendojmë për detoksifikimin e trupit,koha më e mirë është mëngjësi.

Lodhje e përgjithshme, një ndjenjë e ënjtjes dhe hidhërimit, lëkurës së thatë dhe ngjyrës së verdhë: këto janë shenjat që dimri lë në trupin tonë. Këto sinjale janë mënyra në të cilën trupi ynë na fton për të pastruar veten dhe për të pastruar mbeturinat dhe toksinat që janë grumbulluar me zakonet e këqija dhe dietën e sëmurë të muajve të ftohtë. Për fat të mirë, pak zakone të shëndetshme janë të mjaftueshme për t’u kthyer në një ndjenjë relaksi dhe gjallërie . Dhe, ne mund të nisim mëngjesin me një pije të mirë dhe të shëndetshme .Të gjithë i dimë virtytet e ujit dhe limonit, por ka edhe aleatë të tjerë natyrorë të mirëqenies sonë: le të gjejmë disa.

Pija Klasike – Gjithkush e njeh atë dhe të gjithë flasin për këtë: një gotë e madhe klasike me ujë të nxehtë apo të ftohtë me lëng limoni dhe ndoshta, me disa xhenxhefil. Limoni është antiseptik, I pasur në vitaminë C, alkaline: ka fuqinë për të ri-balancuar pH e trupit, ajo ndihmon në tretjen, përmirëson punën e mëlçisë dhe promovon hidtarimin e trupit dhe lëkurës.Për të patur rezultat preferohet që pija të merret gjysëm ore para nisjes së aktivitetit të përditshëm në mëngjes. Me shtimin e xhenxhefilit përfitimet shumëzohen: xhenxhefili në fakt stimulon metabolizmin, duke ndihmuar për të djegur më shumë yndyrë, përforcon sistemin imunitar dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Një tretësirë mund të përgatitet si vijon, dy limona dhe një copë xhenxhefil të freskët. Ky i fundit rreth 6 cm i gjatë dhe i copëtuar lihet fillimisht të ziejë për 5 minuta në një litër e gjysmë uji. Kur pija është ftohur, lëngu i dy limonave shtohet, filtrohet dhe konsumohet gjatë ditës në vend të ujit.

Pije me shegë.Limoni dhe xhenxhefili mund të shtohen me gjysëm filxhan lëng shege, një tas ananas i freskët, i copëtuar në një gjysëm gote uji. Është një pije delikate dhe freskuese, me një koncentrat të vërtetë të virtytit.

Caj bimor-Për të ndihmuar në tretje vecanërisht te femrat rekomandohet një caj bimor i përgatitur në kushte shtëpie me përbërës si hithër,levore ahu,radhiqe dhe lule mëllagë.Këto bimë kanë minerale të dobishme për të reduktuar ënjtje, ndërsa njihen dhe për fuqitë anti-inflamatore.

Kolagjen dhe uthull molle-Është një ilaç i përsosur për të pasur një lëkurë të re dhe një trup të freskët: në mëngjes merrni pak kolagjen dhe antioksidantë, të ndjekur, pas një çerek ore, nga një lugë gjelle uthull molle e holluar në pak ujë. Kolagjeni është substanca që jep tonik dhe elasticitetin e lëkurës dhe marrja e saj nga goja stimulon trupin për ta prodhuar atë. Uthulla e mollës , nga ana tjetër, pastron trupin dhe është i pasur me elementë si  kalcium, kalium, magnez, bakër dhe hekur.

Caj jeshil dhe agrume– Kjo përgatitet  me portokalli, grejpfrut, lëngun e gjysmës se limonit, gjysmë filxhan çaji jeshil pa sheqer, një lugë çaji mjaltë. Nëse dëshironi, ju gjithashtu mund të shtoni një gjysmë banane dhe një gjysmë kavanoz kos me perime, I përziejmë të gjitha dhe i pimë të ftohta  për një mëngjes të pasur me vitamina dhe antioksidantë, efekti i detoksifikimit të të cilit rritet nga çaji jeshil.

Lëng koktejl frutash-Një mollë, një karotë, dy limonë dhe një kërcell me selino: një pije vitaminash dhe detoksi në të cilën të gjithë përbërësit janë të shtrydhur veç e veç (madje edhe me centrifugë), të gjitha lëngjet e përftuara bashkohen në një..

Koktejl bimësh aromatike dhe medicinale- Bimët e zakonshme aromatike që përdorim në kuzhinë mund të shndërrohen në një çaj detoksifikues, të mirë dhe aromatik bimor. Thjesht vendosni një lugë çaji rozmarine, një trumzë, një lavandër dhe një basil në ujë të valuar për të marrë një koktejl  energjik, të dobishme për pastrimin e mëlçisë dhe stimulimin e sistemit imunitar.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here