Delta e Lumit Seman, një mrekulli natyrore për tu vizituar

0

Grykderdhja e vjetër e Lumit Seman, ka krijuar një park natyrorë me një florë të pasur të bimësisë Myzeqare. Është një park i mrekullueshëm, i shpallur Monument Natyre dhe mbrohet si i till.

Ndodhet në rrjedhjen e poshtme të lumit Seman, në fshatin  Libofshë  rreth 1 m mbi nivelin e detit.  Shtrihet mbi shtratin e dikurshëm të lumit Seman, të braktisur prej tij, si pasojë e karakterit tepër endacak të këtij lumi në këtë zonë  të rrjedhës  së tij.

Eshtë disa kilometra i gjatë dhe me sipërfaqe 44 ha, me drurë që formojnë një ekosistem të veçantë me biodiversitet të lartë.

Është i vetmi pyll autokton  në këtë  zonë,  i cili ruan të gjitha llojet e drurëve me të cilat ka qenë e pyllëzuar Myzeqeja si: vidhi, rrënja, rrapi, verriu, shelgu, frashëri, plepi i bardhë, dëllinja, dafina, dëllinja e zezë dhe shumë shkurre të tjera.

Eshtë një resurs natyror që shërben  për turizëm natyror, eskursione dhe piknike të organizuara.

Me shtrimin dhe sistemimin e rrugës që të çon në fshatrat buzë Adriatikut, ky pyll  i veçantë është bërë tepër i vizitueshëm/ATA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here